Ndarja nga jeta e Perikli Dhales, kryetari i PD: Meritonte homazhe në kryeqytet…

Sot u nda nga jeta ish-futbollisti i Tiranës Perikli Dhales. Pas këtij lajmi të dhimbshëm, ka reaguar kryetari i PD për qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko. Bejko tha se Dhales ishte një personalitet i shquar që ka dhënë kontribut të çmuar për ekipin e Tiranës, ndaj edhe ai duhej që të respektohej e të bëheshin homazhe për të nga Tirana, nga bashkia dhe FSHF.

Reagimi i Bejkos:

Lamtumirë Pero !

Së bashku me miqtë e mi, ish Ministrin e Jashtëm dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj, deputetët Jorida Tabaku e Aldo Bumçi, kryetarët e degëve të PD Tiranë Ervis Xhako e Pellumb Seferi, ish deputetin Xhevdet Mehmeti, e plotë demokratë e qytetarë të tjerë, familjarë, të afërm dhe miq,sapo i dhamë lamtumirën një miku të mirë, një njeriu të shkëlqyer, një babai dhe bashkëshorti të përkushtuar, një futbollisti të talentuar të Tiranës, një qytetari të thjeshtë, një demokrati të urtë, një humanisti kokëulur, fjalë paktit dhe buzagazit PERIKLI DHALES.

I shprehim dhe një herë ngushëllimet më të thella bashkëshortes, dy djemve, të afërmeve dhe miqve të Peros.

I paharuar do jesh miku ynë i mirë, të qoftë dheu i lehtë e qofsh i parajsës !

PS: Ndoshta nuk është vendi këtu dhe sot, por nuk mund të rija pa e thënë se për kontributin që ka dhënë si futbollist i shquar i Tiranës dhe i sportit shqiptar, besoj se biem të gjithë dakord se PERIKLI DHALES meritonte të përcillej për në banesën e fundit me homazhe të organizuara nga ish klubi i tij i futbollit Tirana, Bashkia e Tiranës dhe pse jo Federata Shqiptare e Futbollit.

E pafalshme kjo indiferencë.

Apo ndoshta vazhdojnë ta konsiderojnë të deklasuar për shkak të njeriut të tij të arratisur në vitet e Diktaturës Komuniste?!

TURP !

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet