Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare regjisori Mihal Luarasi

Publikuar më 30. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore në moshën 88-vjeçare regjisori dhe dramaturgu i njohur Mihal Luarasi.

Luarasi lindi në qytetin  e Korçës më 16 shtator të vitit 1929.

Shkollën e mesme e kreu në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë.

Mihal Luarasi është njeri nga tre regjisoret e shquar të periudhës më të ndritur e cilësore të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973.

Ai ishte vlerësuar me titujt e lartë “Nder i kombit” dhe “Artist i Popullit”.