×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ndahet nga jeta albanologu i njohur gjerman Wilfried Fiedler

Ditën e sotme, është ndarë nga jetë një prej albanologëve më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë, Wilfried Fiedler.

Lajmin e hidhur për vdekjen e dijetarit gjerman i cili iu përkushtua albanologjisë, e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave të Shqipërisë,

Gjatë vjet më parë, në jetëshkrimin e realizuar në shtypin gjerman thuhet se Fiedler është albanologu më i rëndësishëm në hapësirën gjuhësore gjermane të këtij gjysmëshekulli dhe merret intensivisht me studimet e gjuhës shqipe.

Prof. Fiedler ishte pjesë e skuadrës shkencore të Doris dhe Erick Schockman, të cilët në vitin 1953 realizuan të parën ekspeditë antropologjike gjuhësore gjermane për këngët çame, që u botuan më pas në dy vëllime.

Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin “Humbold” të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGJ-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë. Në vitin 1989 ai zëvendësoi si profesor dhe drejtues i njësisë shkencore të albanologjisë në Universitetin e Mynihut shkrimtarin Martin Camaj.

Pas daljes në pension në vitin 1998 Wilfried Fiedler vazhdoi të punojë si profesor i jashtëm për gjuhën shqipe pranë Universitetit të Jenës në Institutin për Studimet për Evropën Juglindore.

Wilfried Fielder ishte anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lista e tij e botimeve përmban, veç monografive monumentale për “Shumësin në gjuhën shqipe” (botuar edhe në gjuhën shqipe) dhe “Sistemin foljor të Buzukut”, edhe mbi 150 artikuj shkencorë nga fusha e shqipes dhe e gjuhësisë ballkanike.

Në fokus të vëmendjes së tij nuk ishte vetëm shqipja e sotme dhe gramatika deskriptive e saj, por edhe fazat e ndryshme të zhvillimit të gjuhës shqipe nga lashtësia dhe të marrëdhënieve të saj me gjuhët ballkanike. Një vend qendror në studimet e tij zë edhe gegërishtja e autorëve të vjetër shqiptarë.

Disa nga botimet e akad. Wilfried Fiedler:

“Albanische Grammatik” (Oda Bucholtz bashkautore), Berlin, 1987, në të cilën sistemi gramatikor i shqipes së sotme vështrohet në tërë gjerësinë e tij: në fonologji, në strukturën morfologjike dhe në sintaksë.

“Sistemi foljor i gjuhës shqipe të Gjon Buzukut”, monografi e gjerë dhe gjithëpërfshirëse për fazat më të hershme të shqipes së shkruar. Në të janë shqyrtuar në mënyrë të detajuar të gjitha aspektet e sistemit foljor të gjuhës shqipe te libri i parë i botuar “Meshari”. Ky në fakt është hulumtimi i parë sistematik i këtij lloji i një segmenti të strukturës gjuhësore të shqipes.

“Fjalori shqip-gjermanisht” (me bashkautorë), vepër që, me 30.000 fjalët dhe me pasqyrimin kryesisht të shqipes pas normimit të vitit 1972, me shumë shprehje idiomatike e begatime të natyrës stilistike, të shoqëruar me një gramatikë relativisht të plotë, pati katër botime në ish-Republikën Demokratike Gjermane. Pas bashkimit gjerman ai u botua në serinë “Langenscheidt”.

Prof. Fiedler ka hartuar në bashkëpunim me Adrian Klosin edhe një fjalor gjermanisht-shqip me 45.000 fjalë dhe me rreth 20.000 frazeologji botuar në vitin 1997.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas shumë debateve merret vendimi, ja si do të duket katedralja e Notre Dame pas djegies

Pas shumë debateve merret vendimi, ja si do të duket katedralja e Notre Dame pas djegies

Publikuar më 11.07.2020
Muajt e fundit kanë ngjallur debat të madh për restaurimin e...

Muajt e fundit kanë ngjallur debat të madh për restaurimin e katedrales së “Notre Dame” që u përfshi nga flakët vitin e shkuar. Presidenti i Francës Emmanuel Macron mbështeti një dizajn modern për restaurimin e katedrales 850-vjeçare, por së fundmi ai ka bërë një kthesë dhe ka vendosur që spiralja e Notre Dame të restaurohet […]

Lexo më shumë

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

Publikuar më 10.07.2020
Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot...

Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot në një panair në Pazarin e Ri.  Artizanët tregojnë se pandemia i ka goditur rëndë financat e tyre, sepse këtë vit mungojnë turistët dhe emigrantët që blinin punimet e tyre. Lorena Resulaj Tirana mirëpriti në edicionin e tretë disa nga artizanët e Shqipërisë, kontribuuesit më […]

Lexo më shumë

“Pas lindjes së mbesës, më vdiq nëna”/ Abaz Hadon nuk e ndalin tërmeti, pandemia e as sëmundja e gruas

“Pas lindjes së mbesës, më vdiq nëna”/ Abaz Hadon nuk e ndalin tërmeti, pandemia e as sëmundja e gruas

Publikuar më 09.07.2020
Piktori i mirënjohur Abaz Hado çel ekspozitën personale “Fit...

Piktori i mirënjohur Abaz Hado çel ekspozitën personale “Fituam jetën”. Artisti tregon pse nuk u ndal së krijuari as në momentet më të vështira të jetës dhe flet për konceptin e ekspozitës së ardhshme që do të godasë fenomenet më shqetësuese të shoqërisë, si prostitucioni apo varësia nga teknologjia. Lorena Resulaj Pandemia i izoloi të […]

Lexo më shumë

Arti shqiptar në zi/ Shuhet mjeshtri i madh i muzikës

Arti shqiptar në zi/ Shuhet mjeshtri i madh i muzikës

Publikuar më 08.07.2020
Artit shqiptar mesa duket po i ikin një e nga një të gjithë ...

Artit shqiptar mesa duket po i ikin një e nga një të gjithë mjeshtrit e mëdhenj të tij. Një tjetër humbje për artin ditën e sotme erdhi me ndarjen nga jeta në moshën 84-vjeçare  të Mjeshtrit të madh të violinçelit, Gjovalin Lazrit. Mjeshtri Lazri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Vetëm një muaj […]

Lexo më shumë

Regjisorja shqiptare rrëmben zemrat e artdashësve në Rumani, triumfon me çmimin e madh

Regjisorja shqiptare rrëmben zemrat e artdashësve në Rumani, triumfon me çmimin e madh

Publikuar më 07.07.2020
Nga Entela Binjaku Ajo kishte vite që ëndërronte këtë çmim. ...

Nga Entela Binjaku Ajo kishte vite që ëndërronte këtë çmim. Vlerësimin e cilëson si një çelës në duart e saj për të hapur më shumë dyer. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Gopo” në fushën e filmit në Rumani, një ndër fitueset ishte Enxhi Rista. Falë një burse të fituar, Enxhi udhëtoi nga Fieri drejt […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Publikuar më 06.07.2020
Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të...

Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të kompozimit dhe të muzikës që ka njohur shekulli që lamë pas, kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone. Pas ndarjes së tij nga jeta,familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes. Letra e tij e fundit e […]

Lexo më shumë

Tekstet banale të këngëve/ Elton Deda i revoltuar: Shqiptarët po kthehen në analfabetë funksionalë

Tekstet banale të këngëve/ Elton Deda i revoltuar: Shqiptarët po kthehen në analfabetë funksionalë

Publikuar më 06.07.2020
Pas publikimit të këngës “Madona” të reperit Mozzik në rrjet...

Pas publikimit të këngës “Madona” të reperit Mozzik në rrjet ka nisur një debat i madh për tekstet banale të këngëve që duket se janë shtuar akoma më shumë kohët e fundit. Për këtë gjë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, në të cilin ishin të ftuar për të folur Zhani Ciko, […]

Lexo më shumë

Zbulimi i madh arkeologjik, dalin në dritë varrezat 3500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Zbulimi i madh arkeologjik, dalin në dritë varrezat 3500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Publikuar më 06.07.2020
Gërmimet arkeologjike të bëra së fundmi në Himarë nga disa e...

Gërmimet arkeologjike të bëra së fundmi në Himarë nga disa ekspedita arkeologësh, kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë. Lajmin për daljen në dritë të varrezave tumulare të shekullit XV-XII para erës së re e ka bërë me dije gazetari Aleksandër Çipa. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Çipa theksoi se […]

Lexo më shumë