Natasha Lako reagon ashpër ndaj RTSH-së: Turp kombëtar, Vetingu të fillojë nga ky institucion

Publikuar më 27. 12. 2017 nga Eno Shkëmbi

Poetja Natasha Lako ka lëshuar akuza në drejtim të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, duke e cilësuar si skandal transmetimin e filmit të tyre pa titra.

Bëhet fjalë për një film kushtuar Xhanfise Kekos, i cili në disa raste ka pasur nevojë për titra, për personazhe që kishin nevojë për përkthim.

Postimi i Natasha Lakos

SKANDAL

Skandal i TVSH, i cili ka një javë që po reklamon siglën e vet të re kundërvendimeve të Kongresit të Manastirit.

Duke shfaqur dokumentarin për Xhanfize Kekon, po e trasmeton pa pergjegjësi , duke mos përdorur teknikisht përkthimet në titra të kritikëve të huaj. Qëndrim i papërgjegjshëm që reklamon siglën gati si zvastike dhe nuk mendon për përgjegjësitë dhe shkeljen absolute të së drejtës së autorit. Vettingu duhet të fillojë nga ky institucion. Turp kombëtar.

Ikujt është ky televizion të dashur shqiptarë.

Një javë me një sigël të tmerrshme jo me shkronja latine dhe luftë krijimit.

Nuk eshte Shqiperia ne kete papergjegjesi.  Për siglën do të flasim përsëri por për dokumentarin është dhunuar.

Turp Thoma Gëllçit, drejtorit që vjen nga një krahinë, ku patriotet jane vrarë për shkronjat shqipe.Shihni siglën  dhe kuptoni se c’bëhet në këtë vend. Kanë gjithë javën që po buçasin për një sigël te papranueshme. Dhe nuk bëjnë punën

Apo ka më tepër se kaq?