×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nastradin Hoxha në Bruksel

Veton Surroi

Komisioni Evropian po kalon prej “dykuptimësisë konstruktive” në “nonsens konstruktiv”

1.

“Dimë se është ide e keqe, por nuk na është ofruar ndonjë tjetër, kështu që me të do të vazhdojmë”. Ky ishte përfundimi i një bisede mes dy evropianëve të informuar. Personi që dha këtë shpjegim ishte nga Zyra e komisares për politikë të jashtme të BE-së, zonjës Mogherini. Personi që mori këtë shpjegim është nga bota e organizatave joqeveritare të specializuara për politikë të jashtme, dhe e deklaroi në një konferencë të mbajtur këtë javë në Bukuresht. Ideja për të cilën bëhej fjalë ishte këmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, i quajtur edhe “korrigjim i kufijve” (Thaçi) apo “përkufizim mes shqiptarëve e serbëve” (Vuçiqi). Deklarimi i këtillë ishte përshkrimi më i mirë i mundshëm i ndërmjetësimit të deritanishëm evropian për “normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit”. Pas viteve të shpenzuara në ndërmjetësim për t’u dakorduar se targat e veturave të Serbisë e të Kosovës mund të mbulohen me letërngjitës në mënyrë që të qarkullojnë lirshëm (dhe kjo çështje ende nuk po aplikohet), diplomacia e Komisionit Evropian tregon se nuk ka më ide të ngjashme, dhe po e merr në konsideratë atë për të cilën dinë se është e keqe. Dhe, me këtë, ndoshta jo në formë të vetëdijshme, kjo diplomaci vërteton se mënyra më e mirë për ta fshehur një problem është që të krijohet një më i madh. Apo, ndoshta, se mënyra më e mirë për ta fshehur dështimin (në “normalizim”) është që të krijohet një dështim më i madh (në “normalizim”).

2.

Argumenti, i cili është dëgjuar tashmë gjashtë muaj korridoreve të Brukselit, e tash edhe të Prishtinës e të Beogradit, është se Thaçi me Vuçiqin, meqë tashmë janë pak a shumë të pajtimit se si do të këmbejnë njerëz e territore, duhet ta arrijnë marrëveshjen sa më parë, para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Rezultati i këtyre zgjedhjeve shpërfaqet si një gogol i madh, aq i madh madje sa me të po frikëson edhe Thaçi. Gogoli, i cili po qarkullon sot nëpër Evropë është populizmi, dhe sipas frikësuesve me këtë gogol, një Parlament Evropian që do të dominohej prej njerëzve të ngjashëm me kryeministrin hungarez, Orban, apo zëvendëskryeministrin italian, Salvini, do të ishte i dëmshëm për interesat e Kosovës. Rrjedhimisht, marrëveshja duhet të mbërrihet me këtë Parlament Evropian dhe me këtë Komision. Por ky mandat i Parlamentit Evropian dhe i Komisionit nuk është se përmirësoi dukshëm marrëdhënien e Kosovës me BE-në. Nga perspektiva e një qytetari të rëndomtë do të shtrohet një pyetje e thjeshtë: a e solli ky Parlament dhe ky Komision liberalizimin e vizave? Përgjigja është dhe ka gjasa të mbetet negative. Nëse Parlamenti dhe Komisioni “populist” qenkan të këqij që tani, para se të zgjidhen, pse qenka i mirë ky Parlamenti dhe ky Komisioni “liberal”? Ç’është e vërteta, përgjigja nuk mund të jetë e thjeshtë një ndihmesë e madhe iu dha vendit me Marrëveshjen e veçantë të Stabilizim-Asociimit, dhe qe fryt i këtij Komisioni e Parlamenti. Por edhe kjo Marrëveshje u bë me një vend “jonormal”, një vend që është ende në konflikt të papërfunduar me Serbinë e që zhvillohet në territor të vetin, rrjedhimisht, rezultatet nuk mund të jenë sikur te shtetet “normale”.

3.

Problemi qëndron tek Nastradin Hoxha. Apo të jem më preciz te ftesa që iu bë Nastradin Hoxhës në Bruksel, te Komisioni Evropian. Qe ftuar një herë Nastradin Hoxha të ndajë drejtësi mes dy palëve dhe dëgjoi njërën palë e i dha të drejtë, pastaj dëgjoi tjetrën dhe i dha të drejtë po ashtu. Dikush nga xhemati i mbledhur protestoi, duke e pyetur Hoxhë efendiun se si është e mundur që të dyja palët në konflikt të kenë të drejtë, dhe Nastradini iu përgjigj: “Edhe ti ke të drejtë”. Komisioni Evropian deri më sot ka deklaruar se Kosova ka të drejtë kur shpalli pavarësinë (23 vendet anëtare të saj) e po ashtu ka të drejtë Serbia që ia mohon Kosovës shtetësinë (pesë vendet anëtare të saj). Kur dikush nga jashtë pyet se si është e mundur një gjë e tillë, edhe atyre u thuhet se Komisioni ka të drejtë. Drejtësinë e ndarë alla Nastradin diplomacia evropiane ia ka gjetur një emër (të huazuar nga H.Kissinger) , “ambiguitet konstruktiv”. Me të nuk zgjidhet ndonjë problem, por hapet disi një proces negociator, që shtyn gjërat deri sa të piqen rrethanat për t’i dhënë fund konfliktit. Diplomacia e Komisionit Evropian, e udhëhequr nga parimet e Nastradin Hoxhës, tash është në fazën ku në mungesë të ideve brilante për mbulimin e targave të automjeteve me letërngjitës të provojë “një ide që e dimë se është e keqe”. Prej “ambiguitetit konstruktiv”, Komisioni po kalon drejt e në “nonsens konstruktiv”, në ndërmarrje që “dimë se është e keqe, por nuk kemi ide të tjera”.

4.

Ndoshta do t’ia vlente që Komisioni Evropian t’i shikojë Kosovën e Serbinë me dioptri evropiane, e jo nëpërmjet mësimeve të Nastradin Hoxhës. I tërë ndërtimi monumental i integrimit evropian u bë në momentin kur në vend të idesë për këmbim popullatash, territoresh e luftash për resurse, tokë dhe popullata u adoptua ideja e bashkëpunimit mes popujve dhe shteteve që luftuan deri dje, me kufijtë e popullatat që u gjetën aty në fund të konfliktit të armatosur. Dhe i tërë ky ndërtim monumental qe i mundur ngase gjenerali amerikan George C. Marshall, në zyrën e të cilit prej sekretar shteti u ravijëzua projekti i madh i një Evrope të lirë e të sigurt, të integruar tej kufijve shtetërorë, nuk ftoi që drejtësinë për kombet e shtetet evropiane pas Luftës së Dytë Botërore ta ndajë Nastradin Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kur Sojlinjtë e Politikës janë kthyer në ca Sojsëzë

Kur Sojlinjtë e Politikës janë kthyer në ca Sojsëzë

Publikuar më 12.05.2022
Pirro Prifti Ngarjet dhe transformimet më të çuditshme ndodh...

Pirro Prifti Ngarjet dhe transformimet më të çuditshme ndodhën gjatë kësaj periudhe të shkurtër të kalimit nga diktatura në demokraci, në të cilën u përmbysën shumë koncepte, ide dhe e zhveshën individin që jetonte në periudhën e diktaturës si një individ të cilin Partia do ta transformonte në `njeriun e ri`, por se në fakt […]

Lexo më shumë

S’ka faj Ronela, por moçali nga doli

S’ka faj Ronela, por moçali nga doli

Publikuar më 11.05.2022
Arben Rrozhani Shqipëria u skualifikua mbrëmë në Eurovision,...

Arben Rrozhani Shqipëria u skualifikua mbrëmë në Eurovision, duke mos shkuar në finale, si asnjëherë më parë, por fati i saj ishte vendosur më 29 dhjetor 2021, kur kënga “Sekret”, me tekst, muzikë dhe e kënduar nga Ronela Hajati u shpall fituese e Fest 60 në RTSH. Ai nuk ishte një vendim individual, por i […]

Lexo më shumë

A janë bërë patriotët shqiptarë, nacionalistë?

A janë bërë patriotët shqiptarë, nacionalistë?

Publikuar më 06.05.2022
Pirro Prifti Deri sa u formua Shqipëria, rilindasit kombëtar...

Pirro Prifti Deri sa u formua Shqipëria, rilindasit kombëtarë që vinin nga pjesa më e mirë intelektuale e të tre feve në Shqipëri ishin patriotë të vërtetë dhe asnjëherë nuk luftuan për poste dhe hegjemoni të shqiptarëve, por vetëm për një Shqipëri të pavaruar dhe sovrane. Menjëherë pas pavarësisë patriotizmi e realizoi detyrën e vet, por […]

Lexo më shumë

Tanush Çaushi: Gëzuar 1 majin, ditën e dështimit tonë

Tanush Çaushi: Gëzuar 1 majin, ditën e dështimit tonë

Publikuar më 01.05.2022
Tanush Çaushi Është ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me gëzi...

Tanush Çaushi Është ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me gëzim si para viteve ’90-të ashtu edhe në vitin 2022. Tabloja në përmbajtje është e njëjtë edhe pse modelet e festimit janë disi më ndryshe. Duket sikur çdo gjë shkon vaj si në vitet 1970 edhe në 2022. E njohur si Festa e punëtorëve […]

Lexo më shumë

1 maji, njësoj si 1 prilli për Sarandën

1 maji, njësoj si 1 prilli për Sarandën

Publikuar më 01.05.2022
Pirro Naçi Nga fillimi i këtij viti, Ministria e Turizmit, l...

Pirro Naçi Nga fillimi i këtij viti, Ministria e Turizmit, lajmëronte nga Saranda se sezoni turistik do të ‘’çelet’’ më 1 maj. Shumë bukur. Nuk e di se si mendonte apo se çfarë planesh kishte Ministria apo Bashkia e Sarandës për këtë eveniment që ‘’përcaktonte’’ datën,( orën jo). Një ‘’përcaktim’’ pak si t’i biesh murit […]

Lexo më shumë

Legalizimi i kanabisit mjekësor, domosdoshmëri

Legalizimi i kanabisit mjekësor, domosdoshmëri

Publikuar më 16.04.2022
Tanush Çaushi Zhurma e ditëve të fundit në lidhje me legaliz...

Tanush Çaushi Zhurma e ditëve të fundit në lidhje me legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore ka bërë që shumë opinione të hidhen në tryezën e lexuesve. Po shikoj mendime të cekta që shënjestrojnë dhe akuzojnë njëri tjetrin. Po në fakt duhet të flasin specialistët. Ajo që të bie në sy më tepër nga këta […]

Lexo më shumë

Pirro Naçi: Menaxhimi i Butrintit si Lundra e Vivarit

Pirro Naçi: Menaxhimi i Butrintit si Lundra e Vivarit

Publikuar më 14.04.2022
Pirro Naçi Kush mendon se është ‘’prishur’’ Teatri Kombëtar ...

Pirro Naçi Kush mendon se është ‘’prishur’’ Teatri Kombëtar e ka gabim. Pak ditë më parë, nuk ishte dita e poezisë. por e ndoqa këtë ‘’risi’’ me shumë kënaqësi. Nga shkallët e Kryeminstrisë dëgjova Ministren e Kulturës për vendimet që u morrën. I kishte të gjitha ‘’poezia’’edhe epiken edhe liriken edhe dramatiken, të gjitha zhanret. […]

Lexo më shumë

Ana tjetër që duhej, por nuk u përmend nga Zonja!

Ana tjetër që duhej, por nuk u përmend nga Zonja!

Publikuar më 12.04.2022
Rina dhe Gëzimi u përmendën si dy raste të veçanta dhe të pë...

Rina dhe Gëzimi u përmendën si dy raste të veçanta dhe të përgjithshme për të treguar gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve. Nuk është sekret që njëra Anë shtrojnë gosti dhe Ana tjetër vuajnë për uri. Por është edhe Bona e cila shet gjakun për të ushqyer fëmijët. Po, po! Shet gjakun sepse rroga si pastruese […]

Lexo më shumë