NASA bën paralajmërimin e frikshëm: 3 asteroide do t’i vërsulen Tokës nesër

Një paralajmërim jo shumë i mirë është bërë nga NASA, e cila ka njoftuar se 3 asteroide të ndryshëm do t’i vërsulen tokës ditën e nesërme.

Sipas NASA-s, këtë të shtunë, më 10 nëntor, tri asteroide do të kalojnë pranë Tokës brenda pak orësh.

Gjithashtu janë bërë të ditur oraret në të cilat do të kalojnë asteroidet dhe distanca kohore që ato do të kenë nga njëri-tjetri. Njoftohet se i pari, i quajtur “2018 VS1”, do të kalojë ditën e nesërme rreth orës 14:18 dhe do të ketë përmasa 13 me 28 metra.

I dyti, “2018 VR1”, llogaritet të kalojë 16 minuta më pas dhe i treti do të kalojë pas katër orësh.

NASA ka siguruar se këtë herë distanca midis Tokës dhe asteroideve është e madhe, dhe se mundësia që planeti ynë të godite nga njëri prej tyre është i vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet