“Nainggolan i paprekshëm”

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka theksuar se ngjarjet e fundit që ndodhën me Nainggolan nuk e largojnë atë nga verdhekuqtë.  Belgu u dënua me një ndeshje pezullim nga skuadra e Romës. Shkak u bë konsumimi i alkolit dhe duhanit për festat e fund vitit, diçka e tillë është e ndaluar rreptësisht për lojtarët.

Të shumtë ishin ata që mbështetën skuadrën e Romës për ndëshkimin që i dhanë belgut edhe pse verdhekuqtë u mposhtën nga Atalanta me rezultatin 2-1. Belgu ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga shumë klube të mëdha evropiane falë aftësive që ai disponon. Pengesa është bërë gjithnjë këmbëngulja e kryeqytetasve për të mos larguar lojtarin kyç të skuadrës, por edhe vullneti i lojtarit për të qëndruar në Romë.

Të tjera

Abissnet