“Na vranë me thikë pas shpine”, tenori kosovar reagon i revoltuar pas rrëzimit të qeverisë Kurti (VIDEO)

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, përmes një kënge ju ka dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe politikës, që në këto ditë të vështira ka qenë mjaft e lëkundur. Lahaj ka realizuar në këngë nga shtëpia e tij në Australi në bashkëpunim me tre artistë të tjerë, violinistin Dalvin Mamusha, kitaristin Endrit Xerxa dhe vokalistin Adhurim Grezda.

Tenori e ka vënë theksin e mesazhit të tij tek rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, duke e cilësuar këtë veprim të politikanëve si një thikë pas shpine për të gjithë qytetarët e Kosovës, që tashmë po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të emergjencës globale nga koronavirusi.

“Në këtë ditë zie për politikën kosovare, kam vendosë të këndoj bashkë me kolegët e mi në Kosovë, marrë parasysh që ‘vaji i burrit është kënga’ e njëkohësisht t’ju tregojme se pavarësisht largësisë në mërgatë, e ju në Kosovë, jemi të bashkuar e më të unifikuar se kurrë. Rri n’shpi derisa të kalojmë edhe këtë fortunë, rri n’shpi e bëjë kujdes më shumë se kurrë sepse pas gjithë kësaj do të kemi punë edhe më të madhe që t’ua tregojmë vendin atyre që dje na e vranë shpresën me thikë pas shpine.  A e dini, ohh të mjerë se ju urrejmë me gjithë qenien?”, ka shkruar Ramë Lahaj në postimin e tij.

Kujtojmë se 2 ditë më parë Kuvendi i Kosovës votoi me 82 vota pro mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja, duke çuar kështu në rrëzimin e qeverisë se Albin Kurtit, që zgjati vetëm 51 ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet