“Na falni, Kumbulla është shqiptar dhe krenar”, në Itali e krahasojnë me Maldinin

Marash Kumbulla është shqiptari i momentit në Itali, ku mediat vendase po e krahasojnë me legjendën e Milanit Paolo Maldini.

Në një artikull kushtuar mbrojtësit shqiptar “90 min” i thur elozhe Marash Kumbullës, teksa thekson se shumë ekipe të mëdha i kanë kthyer “sytë” te mbrojtësi i Shqipërisë.

Ndër të tjera në shkrimin e “90 min” thuhet se shqiptari është një mbrojtës agresiv që lexon shumë mirë lojën e kundërshtarit, ndërsa di shumë mirë të nxjerrë ekipin përpara përmes kundërsulmeve.

Media në fjalë e cilëson Kumbullën një “mur” në mbrojtje, duke iu referuar edhe paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen mes Veronës dhe Juventusit, ku shqiptari ndali Cristiano Ronaldon.

Ndërkaq, vlerësohet edhe loja në ajër ku Kumbulla duke shfrytëzuar edhe shtatlartësinë e tij duke goditur mirë krosimet nga këndi. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen ndaj bardhezinjëve, ku dërgoi topin në rrjetë ndonëse goli u anulua.

Mandej, media italiane nuk lë pa përmendur as origjinën shqiptare të mbrojtësit.  “Na falni italianë, por Kumbulla është shqiptar dhe krenar për këtë. I lindur në Itali, nga prindër shqiptarë, talenti kishte mundësinë të përfaqësonte Italinë ose Shqipërinë. Duke qenë se ai është krenar për origjinën e tij, Kumbulla zgjodhi Shqipërinë, me të cilët ka bërë edhe debutimin në ndeshjen me Moldavinë.”, shkruan “90 min”.

Kjo rritje e menjëhershme e Kumbullës është një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare të drejtuar nga Edi Reja, ku vitet e fundit mungon një qendërmbrojtës me një personalitet të tillë. Me gjasë Kumbulla do të jetë titullar në ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, dhe mund të kthehet në liderin e ri të kuqezinjve në dekadën e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet