Muzina, Hiroshima e Shqipërisë

(Lavdi 12 dëshmorëve heroikë të Muzinës)

Redaksia e gazetës “Shekulli”, në bashkëpunimin me Ing. Jorgo Dardeli

E plotë në shekulli.com.al

Grekët minoritarë në Shqipëri, pengojnë Shqiptarët në Shqipëri, të ndërtojnë Obeliskun për 12 Dëshmorët Heroikë të Muzinës Shqiptare-Hiroshima e Shqipërisë të Atdheut tonë Shqipëri! Dhe ne u bëjmë atyre Kosinat në Përmet dhe Bularatet. Dhe Qeveria  e Ramës hesht. Ku je, Ramush Haradinaj? Ku je Azem Galica, Prek Cali, Ded Gjon Luli, Vojo Kushi, Qemal Stafa, Maro Konda jonë. Ngrehuni edhe një herë për Shqipërinë tonë Heroike. Muzina, Hiroshima e Shqipërisë. Fshati heroik shqiptar i 12 dëshmorëve të luftës Nac-Çlirimtare dhe kundërshtimet armiqësore të bashkisë së grekëve të Finiqit, për të mos lejuar ngritjen e një obelisku përkujtimor për ata dëshmorë të lartë heroikë. Ndërkohë që ka urdhëresë qeveritare për lejen e ndërtimit nga AZHT, miratuar edhe nga pronari i Rrugës, ARRSH. Kush është burrë, nuk frikësohet, por vdes, por vdes si një dëshmor…Dhe Muzina nxorri burra që nuk u trembej syri nga vdekja dhe dhanë jetën si trima, si dëshmorë, si heronj të vatanit… Muzina e Thoma Lulës, vëllait Gaqo Lula, e plakut patriot, dëshmorit Vaso Pata me 40 dyfekë që hitlerianët e torturuan çnjerëzisht dhe tmerrësisht. Lavdi atij Plaku trim dhe patriot! Nëpër Muzinën heroike. Ecim në gjurmët e heronjve të këtij fshati shqiptar heroik dhe patriotik. Nëpër Muzinën e bukur, mes dy malesh ku këndojnë thëllëzat. Andej nga lindën heronjtë e Shqipërisë, ata që dhanë jetën për Lirinë e gjithë Kombit Shqiptar, kundra nazifashistëve pushtues, të truallit shqiptar. Lavdi Dëshmorëve të Muzinës, Heronj të Kombit Shqiptar! Mirësevini në Muzinën Heroike. Muzina kishte 12 Bilbilenj trima që i hëngri plumbi i armikut… Muzina,‘’Hiroshima e Shqipërisë’’! Muzina, një fshat shqiptar dhe pengesat nga grekëfolësit e Bashkisë së Finiqit, për ndërtimin e Obeliskut Përkujtimor për 12 Dëshmorët heroikë të Muzinës patriote, që dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut tonë Shqipërisë, ata Finiqas, na pengojnë megjithëse fshati ka Leje Ndërtimi nga AZHT dhe miratuar dhe nga Pronari i Rrugës ARRSH. Ndërsa Bashkia e Finiqit me grekëfolësit e saj të Partisë greke ‘Mega’, ndalojnë me këmbëngulje armiqësore anti-shqiptare, zbatimin e Shkresës Qeveritare, duke u hequr ata, si shtet më vete grek, brenda shtetit tonë shqiptar. Grekët minoritarë, nuk lejojnë shqiptarët të ndërtojnë Obeliskun Përkujtimor për 12 Heronjtë e Muzinës, 12 Dëshmorët e Atdheut tonë Shqipëri, në truallin tonë shqiptar! O kujë e nënave… O Shqiptar, shqiptar ku je! Muzina dhe gjithë Atdheu ynë, u ka borxh atyre dëshmorëve, atë që nuk u a kthejmë dot, gjakun e tyre që derdhën për çlirimin e Shqipërisë, nga pushtuesi barbar, nazizmi hitlerian. U kemi borxh jetët e atyre heronjve që e dhanë jetën për Shqipërinë, Atdheun tonë të lartë. Ne kemi borxh të madh që t’i respektojmë dëshmorët tanë shqiptarë, që ranë për Shqipëri. Ne u kemi borxh edhe gjithë familjarëve të tyre, që i mbrujtën ata me një guxim patriotik… Ata që ranë për Shqipëri,nuk harrohen.  Më dt. 6/6/2019…Në Londër, gjendet Donald Trump…presidenti i SHBA-ve. Pra, në këtë datë përkujtohet Dita ‘D’…hapja e frontit Perëndimor, nga Amerika me president Rusvelt, i paralizuar, Anglia me president Çurçillin atëherë dhe prezent Mbretëresha Elizabeta, Franca me President De Golin dhe prezent Presidenti Sarkozi… Ata përkujtuan të gjithë bashkë, ditën e hapjes së frontit Perëndimor kundra forcave të tërbuara Hitleriane, në 6 Qershor 1944. Ndërsa Muzina dhe përreth duhet të përkujtojnë dt. 14 Janar 1944, kur nazistët Hitlerianë shkatërruan gjithë Muzinën…Ky është detyrim i pandalshëm. Ndërsa grekët e Finiqit na pengojnë respektimin e dëshmorëve heroikë të kombit tonë shqiptarë. Muzina, fshati i bukur dhe heroik i rajonit të Delvinës. Është fshat Shqiptar dhe shqipfolës. Muzina dhe fshati Peca, janë fshatra shqiptare dhe sigurisht shqipfolëse. Nga ky fshat, gjatë luftës për çlirimin e Shqipërisë, nga hordhitë pushtuese nazifashiste, dhanë jetën për liri 12 Dëshmorë të Muzinës Heroike, që edhe sot presin të nderohen nga shteti qendror dhe pushteti vendor. Banorët e këtij fshati turistik duan të ndërtojnë një Obelisk përkujtimor për ata dëshmorë, djelmosha trima që dhanë jetën për Atdhe.  Por ndërtimin e këtij Obelisku, e pengojnë grekofolësit e bashkisë Finiqit të Partisë Mega. Dhe është Turp i madh që pushteti qendror rri dhe hesht përpara veprimeve të Finiqasve. Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, dolën 35 partizanët e fshatit, ku 7 ishin vajza të reja. Nga partizanët e këtij fshati,u vranë në betejat me nazistët 12 partizanë nga ky fshat. Në ato beteja, luftuan së bashku, si ata me kombësi shqiptare, së bashku me ata greke. Ishin partizanë të Batalionit Thanas Ziko, Asim Zeneli dhe Lefteri Talo. Ata luftëtarë, luftonin pa dallim feje, krahine dhe ideje. Ata dëshmorë presin t’i respektojmë,atje, duke ngritur për ata,një Obelisk Përkujtimor. Por bashkiakët grekë të Finiqit,me pasaportë shqiptare po e pengojnë me këmbëngulje dhe armiqësi, këtë iniciativë të marrë nga përfaqësuesit e bashkëfshatarëve të Muzinës. Kjo pengesë vazhdon dhe është viti i 6-të, që bashkiakët, me paturpësi dhe në mënyrë të kundërligjshme nuk lejojnë ndërtimin e këtij Obelisku,me burokracira dhe kundërshtime të hapura,të kota dhe antiligjore, ndaj Muzinjotëve dhe Kryeministri Rama rri dhe hesht…
Sepse ata janë grekë dhe Muzina është Shqiptare pra, dhe shqipfolëse dhe nuk duan që
ky fshat të dalë në dukje, duan t’ia humbasin historinë heroike të dëshmorëve të atij fshati. Grekët e Bashkisë Finiqit,i kundërvihen krenarisë shqiptare të fshatit heroik të Muzinës. Njihet mirë që Muzina është Hiroshima e Shqipërisë dhe më tutje ajo e Nagasakit Borova.  Nazistët hitlerianë në vitet e pushtimit nazist, e shkatërruan totalisht Muzinën heroike.  Lufta Nacional-Çlirimtare e kryer edhe nga patriotët shqiptarë të këtij fshati, i tërboi nazistët, të cilët Muzinën nga 141 shtëpi, nazistët e Repartit Alpin, të cilin fshati ishte i detyruar forcërisht t’i furnizonte me ushqime për 60 nazistë që qëndronin përkundrejt fshatit ku Muzinjotët, hëm i ushqenin, me disa kokë bagëti çdo të premte, me raki dhe verë dhe fiq e arra, hëm nazistët shkatërruan 138 shtëpi, një, dy dhe tre-katëshe, duke i hedhur në erë, me lëndë eksplozive e shfarosën gjithë fshatin. Ata dogjën gjthçka në Muzinë, edhe kasollet e bagëtive, edhe 800 koshere me Bletë, edhe pemët e fshatit… Dhe ne i bëjmë pyetjen gjithë Shqipërisë:  Nazistët ishin në kundërluftim me partizanët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, e megjithatë  ne i ushqenim se përndryshe na vrisnin. Po me gurët e me muret e fshatit, ç’punë kishin?

Pushteti,është vijues dhe Gjermania e sotme, i detyrohet fshatit Muzinë, ringritjen e gjithë
shtëpive të fshatit,së bashku me gjithë infrastrukturën koresponduese. Për të cilën nevojiten 27.milionë Euro,për rindërtimine fshatit,sikundër ishte dhe nazistët hitlerianë e shkatërruan. Gjermania e Merkelit,duhet të rikonstruojë Muzinën që nuk i pati asnjë borxh, askurkujt.
Ishte vetëm një fshat me familje patriote,kundra çfardolloj pushtusi edhe fashisto-nazistëve.

Mbas ofensivës naziste kundër fshatit,ky fshat u rrafshua totalisht.Në Muzinë nuk ka materi- al ndërtimi guror, që të biesh gurin për ndërtimin e shtëpive,atje, ai duhet të sillet që nga 5-6 km larg, tej qafës së Muzinës,me një lodhje të stërmundimëshme. Dhe muzinjotët,mbas çlirimit,burra e gra,ritransportuan materialin e Gurit për mure dhe pllakave për mbu-
llimin e çative,qysh nga 5-6 km larg,tej qafës së Muzinës,me krahë dhe me gomerë…nga go-merët që shkatërruan fshatin…
Transporti i materialit gurësor,nga një distancë e tillë,ishte një Kalvaraxhio e tmerrëshme… Ata vetëm mundën të ndërtonin shtëpi,sa për të futur kokën…Por Muzina e bukur nuk arriti të ndërtohej më sikundër ishte.

Nga forcat partizane, bijë dhe bija të familjeve patriote të Muzinës, u vranë ndër beteja 12
djelmosha nga 18-23 vjeçarë, dy vëllezër nga një familje, vëlla e motër nga një familje tjetër.
Këta janë dëshmorë të cilët respektohen dhe përkujtohen nga fshati ynë, pasi këto familje
ishin familje patriote që nuk e duronin skllavërimin dhe okupatorin fashist e nazist.
Ata nuk ishin komunistë, ishin thjesht bijë dhe bija familjesh patriote,muzinjotësh të lartë.
Dhe Naimi thotë…: Ademi,dhe skishte lerë,kërthiza s’shte prerë. Ay ishte ujë e baltë, dhe ne
ishim njerëz të naltë. Të tillë ishin Muzinjotët,i tillë ishte i gjithë kombi Shqipëtar .

Përfaqësuesit e interesave të banorëve të fshatit Muzinë, në Nën-Prefekturën e Delvinës,
denoncojnë në gazetën “Shekulli”,bashkinë e Finqit,për pengesë sistematike,prej 6-të vjetë-
sh,në mosdhënien e lejes së ndërtimit për Obeliskun Përkujtimor të Dëshmorëve Shqiptarë
të atij Fshati.
Një histori e cila ka nisur gjasht vite më parë dhe ende vazhdon me paturpësi, të pengohet
nga grekëfolësit pushtetarë të bashkisë Finiq dhe akoma nuk ka marrë një zgjidhje,siç e me-
riton,dhe i përket në zbatim të ligjëshmërisë Republikës tonë të Shqipërisënga qëndrimi ar-
miqësor i Kryetarit të Baskisë Finiq,Lonidha Kristo,nga Leshnica e Spiro Litos, gjeneral i usht-
risë greke,lexoni ‘’Gazeta Shqiptare’’,dt. 26,27,28 Prrill 2019.
Sidhe nga shefi i Urbanistikës të asaj Bashkie,inxhinjeri Vasil Loli, i Thimjo Lolit,njëj personi
antishqiptar,i mirënjohur për gjakderdhjet prej tij,në vitet mbas indipendencës së Vëndit
tonë. Megjith se ësht depozituar në atë bashki,kërkesa e ligjëshme për ndërtimin e nji Obe-
lisku përkujtimor,për ata 12 dëshmor,herronj të Atdheut tonë Shqipëri,qysh më 15/5/2015..
Të dy këta punonjës,pa asnjë arsye të ligjëshme,pengojnë nderimin e atyre dëshmorëve,brënda teritorit Shqiptar të Republikës së Shqipërisë…
Në këtë denoncim, përfaqësusit thonë se kanë bërë kërkesë për ndërtimin e një Obelisku
përkujtimor për 12 dëshmorët e këtij fshati të cilët humbën jetën gjatë luftës me gjerma-
nët Hitlerianë dhe kjo bashki nuk e ka lejuar me këmbëngulje,prej  6- vjetësh.

Jo vetëm,por këtë nisiativë ata e kanë përfyer me shprehje donkishoteske,siç e shprehin ve-
të në kundërshtimet e tyre zyrtare,drejtuar forumeve zyrtare shtetërore,të cila forume,me
qëllim që të marrin votat e asaj zone bashkiake,kanë heshtur dhe grekët e Finiqit vazhdojnë
akoma edhe sot,pengimin e ndërtimit atij Obelisku,pra pengojnë respektimin e dëshmorëve
të Atdheut tonë Shqipëri,brënda në Shqipëri !!!
Vini re,Shqiptarët,pengohen në vëndin autokton të tyre,në truall shqiptar,nga grekë-folësit,
të respektojn dëshmorët e tyre,bijt e tyre Shqipëtarë,në Shqipëri.Vaj hallit me këtë pushtet
e shtet të zi.

Në atë bashki,kanë shkuar,demek të interesohen edhe këshilltarë nga Presidenca sidhe nga
Avokati i popullit,të cilët vetëm janë furnizuar atje duke mbushur makinat me zaire…

Ndërkohë,që shteti ynë,grekëve jo-banorë të fshatrave minoritare, u kanë krijuar kushte për
ndërtimin e‘Kosinës’në afërsi të Përmetit,ngritjen e obeliskeve në Bularat,etj. etj.ndërsa kët a grekë,ne na pengojn të ngrejmë,në truallin tonë,Memoriale për Përkujtimin e Dëshmorëve
Shqipëtarë, të Atdheut tonë.
Një nga të interesuarit, është edhe Ing.i talentuar i Institutit Shtetëror të Projektimeve,brënda ish Ministrisë Ndërtimit,Inxhinjeri i mirënjohur, projektuesi i Veprave më të mëdha Hidro
teknike në vëndin tonë,duke filluar nga Kanali Ujitës,Ing.Thoma Filipeu,ose kanali Bistricë-Va
galat,me gjatësi 17 km. nga Bistrica,në Vagalat të Konispolit.Kanali që i dha jetë bujqësisë atyre fshatrave të Vurgut,për dekada me rradhë…
Inxhinjeri,vazhdoi nga H/C i Bistricës,ay i Shkopetit,Vau i Dejës dhe projketues dhe ndërtues i H/C të Madh të Fierzës, si dhe një numuri shumë e shumë të madh Veprash Hidroteknike,Stacione Pompimi,Rezervuarë për ujitjen e tokave Bujqësore,Mbrojtje nga Lumenjtë,Argjinatura mbrojtëse,Ekonomitë e Rritjes të Peshkut,në Kavajë,Bistricë,ShënGjin,Nën Shkodër,Ekonominë e Krypores së Re të Skrofotinës në Vlorë dhe një numur të konsiderushëm Hidrovoresh në gjithë Republikën tonë nga ay në Liqenin e Butrintit,i Nartës,Sheqit Fier,Karavastasë,KryeVidh,bishti Pallës në Durrës,Fush-Kuqe,Mat-Lezhë, Balldre, Velipojë,etj.etj.
Ay disponon Liçensë Projektimi dhe Ndërtimi dhe nuk ësht e vërtetë pretendimi i kundërt dhe ipaskrupull dhe i qëllimshëm me qëndrim armiqësor nga bashkiakët e Finiqit,që pretendojnë  paturpësisht dhe qëllimisht të kundërtën.
Ing. Dardeli,një nga të interesuarit,disponon,dhe ka marë leje nga Komuna Mesopotam,në vitin2014, pra 6-t vjet përpara për ndërtimin e Obeliskut,shiko fragmentin. Ndërsa grekët e Finiqit,vazhdojn me shum këmbëngulje të mos japin lejen përkatëse për Ndërtimin e Obeliskut.Këto i bëjnë për ti shuar ndjenjat patriotike fshatarve të Muzinës, qytetarë të nderuar të Republikës tonë të Shqipërisë Kreshnike.
Dhe shteti ynë fle përpara këtyre kundraveprimeve armiqësore,të grekëve të Finiqit,që shte ti ynë i ka trajtuar krejtësisht të barabartë me gjithësinë Shqiptare.

Me ndarjen e re administrative v.2015,Muzina kaloi me Bashkinë Finiq,ku ay përsëriti kërke- sën për freskimin dhe dhënien e ‘Leje Ndërtimi’ për Obeliskun e Dëshmoreve Heroikë të Muzinës,më 15/10/2015.
Kryetari Leonidha,u zotua sa për sy e për faqe,se do të interesohej pranë AZHT,në Min. e Zhvillimit Urbanistik të Teritorit,gjë që jo vetëm plot hipokrizi,nuk e bëri por i u kundërvu të interesuarit,i cili në fakt,do ta ndërtonte me kursimet e veta.Shikoni fragmentin e kërkesës vijus e : 15/10/2015,ku Leonidha Kristo Urdhëron paturpësisht,me firmë e me vulë që mos të na jepet Leje Ndërtimi,por…të na kthehej përgjigje…!!!
Në këto kushte Ing. Dardeli,i u drejtua vetë AZHT,në Tiranë,ku ajo drejtori,në përputhje dhe në zbatim të ligjeve të Republikës tonë, mbasi i mori miratimin ARRSH-se,si pronar i rrugës Jorgucat-Muzinë- Bistricë-Mesopotam- Kthes rrotullimi Krane,për në Sarandë prej nga,përfundimisht,AZHT miraton Ndërtimin e Obeliskut dhe i drejton shkresën me Nr.Prot.228/2 dt. 17/03/2016,me të cilën shkresë Qeveritare,Ministria përkatëse, e Zhv. Urban,urdhëron Bashkinë Finiq,të vijojë,me lëshimin e Lejes së posaçme të Ndërtimit,për ndërtimin e Obeliskut kushtuar 12-Dëshmorëve të Muzinës. Shiko fragmentin.
Leja e Ndërtimit duhej të lëshohej nga bashkia Finiq,në mbështetje edhe të Vendimit të Kës hillit të Ministrave,me VKM.Nr. 408. dt.13/05/2015,në zbatim të Nënpikës ‘b’-si strukturë publike. Nënpikës ‘ç’- Objekt me interes Publik sidhe nënpikës ‘dh’- Struktura me funksion Turistik. Raste për të cilat  AzhT,vëndore,duhet të japin menjëherë lejen e ndërtimit. Shiko VKM.408…Gjë që nga bashkiakët grekëfolës,nuk u bë duke e kundërshtuar me këmbëngulje dhe kokëfortësi,atë.

U kujtojmë gjithë lexuesve,se në Zonën Konispol-Sarandë-Mesopotam-Bistricë-Muzinë-Jorg- ucat,kalon një rrugë ndërqytetëse që lidhet me rrugën Gjirokastër-Kakavje. Projekt-investim nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës,projketuar nga Firma projektuese,Italiane ‘’Fare’’.Rrugë, e cila është ndërtuar nga Kufi-Konispol e deri në rreth Rrotullim Krane,për Sarandë…Mbetet plotësimi i saj,deri në Jorgucat. Për këtë,ARRSH,duhet të sigurojë fondet e nevojëshme për vazhdimin e ndërtimit të saj.
Por, është pikërisht bashkia e Finiqit e cila pretendon qëllimisht,që mos të nderohen dëshmorët shqiptarë,sepse ata nuk e duan Shqipërinë dhe duan të jenë shtet brënda shtetit tonë Shqiptar.
Me këtë qëndrim,Finiqasit, na prishin marëdhëniet edhe me shtetin fqinjë, Greqinë.

Të interesuarit e konsiderojn këtë veprim të Baskisë Finiq,Leonidha Kristos,njeri i Spiro Litos,nga Leshnica,jo vetëm të pa drejtë,antiligjor,anti qeveritar,por dhe provokues kundërshtimin e Finiqasve,duke mos lëshuar lejen ligjore,përkatëse të Ndërtimit të atij Obelisku,siç e kër- kojnë ligjet e Rep.Pop. të Shqipërisë.
Të interesuarit, shprehen, se “Edhe nazistët do të kishin lejuar ndërtimin e një Obelisku për dëshmorët’’e Kombit Shqipëtar.
Grekët e Finiqit na kundërshtojnë me guxim armiqësor, duke tentuar që të prishim edhe marrëdhëniet me Greqinë fqinje.
Nga ana tjetër qeveritë tona i kanë lejuar ata të ndërtojnë territore të hatashme,përmendo- resh,si Kosina, Bularati, etj, etj, sikundër kjo situatë,njihet mirë nga gjithë Shqipëtarët.
Të interesuarit,bëjnë me dije duke na paraqitur në Redaksinë tonë të gjitha shkresat qeveritare tëRepublikës tonë që disponojn e që janë lëshuar nga dikasteret qeveritare të Republik- ës të Shqipërisë,por Finiqasit nuk duan ti njohin fare ato.
Finiqasit arrijnë deri atje sa shprehen me gjuhën fyese të Servantesit,se ato pak gërmime dheu që ka bërë i interesuari,qënkeshin veprime donkishoteske,pa patur parasysh se të tyre t janë alla Sanço Pançeske…
Me miratimin nga ARRSH-ë, AZHT,ka udhëzuar Bashkin e Finiqit që të japë leje konkrete për ndërtimin e Obeliskut, duke e konsideruar në mbështetje dhe në përputhje të plotë me legjislacionin Shqiptar. Për këtëarsye, më 17/03/2016 ARSH bën me dije se jep pëlqimin dhe miratimin për këtë ndërtim,dhe AZHT e depoziton këtë vendim në adresë të Kryetarit të Bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, i cili vazhdon përsëri në kahje të kundërt Anti-Shqiptare.
“Pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), si sekretariat teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit, në për puthje me Ligjin Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuardhe VKM-në Nr. 725 datë 02.09.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe funksioni- mit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, është depozituar kërkesa e Z. Jorgo Dardeli për miratimin e lejes për vendosjen e Obeliskut përkujtimor, në zonën e Muzinës përballë fshat- it,përgjatë rrugës Nacionale “Jorgucat-Muzinë-Sarandë”.
Për sa më sipër, AZHT nga verifikimi i dokumentacionit të depozituar ka konstatuar se për realizimin e këtij obelisku është miratuar vend-vendosja e tij edhe me Vendimin Nr.21,datë 22.05.2014 i Këshillit të Komunës Mesopotam,së bashku,me Studimin Pjesor Urbanistik,për- katësisht në km.23 të Rrugës Nacionale “Jorgucat-Qafë-Muzinë-Sarandë”.
Gjithashtu ju informojmë se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka depozituar pranë AZHT shkresën Nr.228/1protokoll, datë 11.03. 2016, nëpërmjet të cilës shpreh miratimin dhe pëlqimin për ndërtimin e këtij Obelisku,me një distancë 20 m nga aksi rrugor Jorgucat-Qafë Muzinë-Sara- ndë, sipas atij projekti.
Pronari i asaj rruge është ARRSH dhe jo Bashkia e Finiqit.

Në përfundim,bazuar në Ligjin Nr. 107/2014 “Për dhe Zhvillimin e Territorit”,i ndryshuar,Ligj- in Nr. 8607, datë 27.04.2000 “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”,i ndryshuar VKM Nr. 408, datë 13.05.2015 ”Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”,i ndryshuar dhe Vendimit Nr. 1,dt.30.07.2015 të Këshillit Kombëtar të Territorit,AZHT,thotë : ju lutem të vijoni me procedurat për pajisjen me Leje Ndërtimi për vendosjen e këtij obelisku”, thuhet në këtë vendim.
Këtë shkresë qeveritare,bashkia e Finiqit,Shtet brënda shetit tonë,edhe sot vazhdon ta kun dërshtojë armiqësisht,me keq-qëllime,paturpësisht dhe pa-zbatuar këtë shkresë qeveritare të Ministrisë zhvillimit Urban.
Për sa më sipër,duhet që vetë qeveria jonë,duhet të marrë masa jo vetëm për dhënien e Lejes së Ndërtimit,por duhet të caktojë edhe fondet përkatëse për ndërtimin e këtij Obelisku Përkujtimor.

Lidhur me këtë Objekt,i interesuari i është drejtuar edhe N/Prefelktit të Sarandës Mirosh Brijamit, i cili as që e vuri ujët në zjarr dhe ca më keq,kërkesën në fjalë,i a dërgoi pa kuptim Kryesekretarit të Prefkturës Vlorë,nga i cili,qysh prej 27/9/2018…afro 8 muaj,i interesuari,gjithashtu nuk ka marrë asnjë përgjigjie,në shkelje të ligjit mbi Kthim përgjigje,brënda një  muaji kalendarik.
Ky Brijam,duhej ti a dërgonte N/Prefektes së Delvinës dhe jo Vlorës.Të gjitha këto,tregojnë mosdashjen e këtyre personave,për mos-respektimin e Dëshmorëve të Kombit,nga del se këta persona janë keqdashës të shtetit Shqiptar.
Të gjithë këta kundërshtues,kanë për qëllim zhdukjen e memorjes kombtare,për gjith popu- llin tonë,Shqipëtar.
Shqipëtar mos ri po duku Shqipëtar,se po na del një tjetër kokë Turku o Shqipëtar…
Këta nuk ka nevojë që të kenë brirë,që të duken se janë armiq të kombit tonë.Këta e tregoj-në vehten e tyre me veprimet dhe mosveprimet e tyre.Këta urrejnë vet Atdheun ku kanë lindur, e u ka rënë koka dhe mbajnë pasaportë të qytetarit Shqipëtar…

Si përmbledhje : Qeveria e Zografo Lonidha Kristo,as që pyet për Qeverinë e Shtetit Shqiptar sepse ky shtet mbështetet pikërisht te çështja e votave.Shteti do vota e u bën lëshime bashkive,si ajo e Finiqit.

Skënder Luarasi,një shkrimtar,analist dhe sociollog shumë i saktë dhe i mirënjohur,në Librin e tij Tre Jetë,në f. 53,shkruan…:
Sulltani,donte që të siguronte në të gjitha degët e administratës,nëpunës të atillë që ti shërbenin besnikërisht atij,pa le ti thyenin të gjitha rregullat e administratës.Funksionarë dhe nëpunës të shtetit,nga çdo klasë,ishin të lirë të bënin ç’të donin vetëm mjaftonte që të jepnin prova besnikërie dhe bindje ndaj sulltanit. Kjo mjaftonte. Pra,çështja ishte te sigurimi i pushtetit për vehten e tij,nga ana e sulltanit,kryepushtetarit…
Kudo mbizotëronte shpërdorimi,korrupsioni dhe ç’organizimi i çdo lloji, për të keqen e vënd- it dhe gjithë banorëve të kombit.Mjaft që sulltani të mbante pushtetin vehtijak të tij.
Duhet të keni parasysh,gjëndjen e vajtushme të të vëndit tonë, ku ngjasin fenomene nga më të ultat, dhe antiligjore. Ku avionat e Marihuanës konsiderohen ‘Mushkonja’.Ku sekuestrohe n 630 kg. Heroinë dhe shitet nga personalitete të padeklaruar.

Finiqi,punon për të na shuar zjarrin e patriotizmit Muzinjot,që për fat të keq u ka dhënë pus- htet Edi Rama. Finiqi e trajton Muzinën si minoritet…Muzina,Mitrovica e Delvinës…
Ndërsa ka një projekt,për ndërtimin e rrugës Konispol – Sarandë – Jorgucat,kjo rugë ka mbe- tur e pa përfunduar dhe fillon një rrugë tjetër,ajo nga Kardhiqi drejt‘afër’Delvinës,që në fakt ,nuk kalon nga Delvina,për të shkuar… nga Tirana,Fieri,nga Tepelena,për në Sarandë.Kjo është një habi e madhe.Kjo rrugë,ështëfare e parëndsishme për zonën nga ajo kalon,së paku nuk ka nevojë për parametra ndërqytetëse,ku i shërben vetëm dy-tre fshatrave,një rrugë as turistike dhe as ekonomike.
Dhe kjo gjë bëhet me paramendime të djallëzuara,nga njerëzit e quajtur‘vorio-ipirotë’,pra nga grekëfolësit,ose e thënë më troç,nga grekët,të cilët me këtë mënyrë,vendosin nji vijë Mak-Maon,ndarëse,një vijë demarkacioni,që zona e quajtur‘Vorio-Ipir’,të mbetet si zonë më vehte,duke krijuar premisa vetadministrimi,siç ka qënë në vitin 1914, rajoni i vetshpallur Vorio-Ipiro,me qeverinë e Zografos në Gjirokastër.
Rruga nga Kardhiqi,as që kalon nga Delvina,ajo rrugë,përveç qëllimeve shoviniste,mënjanon Gjirokastrën turistike,i heq atij qyteti turizmin,len Muzinën,Bistricën turistike,Syrin e Klatërt turistik,Monument Natyror. Këto nuk janë ‘bëma të rastësishme’ këto janë bëma të qëllimë shme,të cilave do tu dëgjohet avazi në të ardhmen e afërme…

Inxhinjer Dardeeli,një nga korifenjt e Projektimeve dhe ndërtimeve Hidroteknike në Shqipërinë tonë,thotë :ME OBELISKUN DUA TË LUFTOJ LUFTËN E BARUTIT,LUFTËN E GJAKUT,VRASJ- ES DHE SHKATERIMIT.
Ti nderojmë ata që e merituan me gjakun e tyre,me jetën e tyre që e dhanë për liri, o trimat e paharuar të Muzinës Heroike.

Ata nuk janë thjesht dëshmorët e Muzinës,ata janë dëshmorët e gjithë Kombi tonë trim dhe i papërkulur. Ata djelmosha të mjerrë,i morri vdekja dhe i fshehu në Tokë…

Këtu konstatohet se këtë gjë e bëjnë bashkiakët e Finiqit,ata duan të ndërtojnë një shtet aut- onom,brënda shtetit tonë. Nuk mjaftoi çështja e 300 km2 det në Gjiun e Sarandës,kufi detar i përcaktuar me konventë Evropiane,prej një shekulli,ku grekët duan të përfitojnë hapsirë ujore,padrejtësisht dhe ky akt vjen që nga veprimet e qeverisë Sali Berishës dhe vijon njësoj edhe me Ramën…
Veprim anti ligjor,anti kushtetues,që vetëm Gjykata kushtetuese e refuzoi dhe se çfar bëhet me detin edhe sot,me qeverinë Edi Rama,nuk është e kjartë se ku qëndron situata dhe e vërteta mbi detin. Ish ministri Bushati,nuk foli kurrë hapur se çfar bisedash,janë bërë me Kociasin lidhur me situatën e detit.
Këta lloj qeveritarësh,duhet të dalin para ligjit dhe të ndëshkohen për allishverishet e tyre me shtetin e jugut, për veprime antiligjore dhe anti kushtetuese,armiqësore antipatriotike dhe anti shqiptare.

Në zbatim të botkuptimeve shoviniste,ka qenë edhe faktori i emërtesave apo tabelave të degëzimeve për fshatrat në zonën e fshatrave tej Lazaratit,deri në kufi Kakavje,apo ato në zonën tej Muzinës,deri afër Konispolit,ku emërtesat e fshatrave,kanë qënë shkruar nga bashkiakët me shkrim grek dhe biles as fare shqip.
Dihet historikisht se fshati Frashtan dhe Lugar,janë fshatra shqiptare,me taban shqipo-folës dhe jo grekofolës,siç u a shkruajnë emërtimet komunat e zonave atje.
Kjo gjë,ky akt anti shqiptar,ka ndodhur edhe me Muzinën dhe Pecën,fshatra historikisht shqipëtare dhe shqipëfolëse.
Të tilla veprime i bëjnë Finiqasit në fshatrat e jugut,sikundër i korigjoi ato,vetë Pronari i rrugës,ARRSH.
Sepse kërkojnë të ndërtojnë një shtet autonom brënda shetit tonë, Shqipërisë tonë të Ma- dhërishme.

Është interesante që në Bashkinë e Finiqit,valëvitet flamuri Grek.Pra grekëfolësit e Finiqit, kërkojnë me këmbëngulje emërtesa greke dhe jo vetëm…

Pra,pronari i rrugës,miraton ndërtimin e Obeliskut.Populli thotë, I zoti e shet,tellali, Finiqasit, se japin.
Le ta zemë se me rrugën e vjetër,distanca e ndërtimit është afër 3.m.Ne nuk ndërtojmë mbi bazën e monopateve,apo mbi bazën e rrugëve të vjetra, por,mbi bazën e projekteve dhe objekteve të së ardhmes.
Këtu nuk kërkohet një leje ndërtimi për interesa private,për një kafene apo restorant,këtu kërkohet një leje për ndërtimin e një Obelisku përkujtimor për Dëshmorët Heroikë të Atdh- eut.
Vini re Obeliskun e ndërtuar në hyrje të Pezës heroike, ay,ësht vetëm 1.0 m. nga asfalti i rrugës Tiranë-Ndroq. Çfar ka këtu për tu shqetësuar. Çeta e Pezës heroike,e para Çetë kundra pushtuesit Nazi-fashist, meriton gjithëshka.
Kundërshtimet nga finiqasit grekë vinë nga keqdashjet e tyre,ato s’janë shkaqe,por vetëm sebepe. Duan të kapen jashtligjërisht pas fijeve të kashtës…
Dhe ç’u bë nëse me situatën e vjetër,jemi 3.m.larg asfaltit të rrugës ? Vetëm asgjë.Por këtu duhet të ndërhyjë me forcë vetë shteti,qeveria qëndrore,që të ndërtohet ay Obelisk përkus- htuar 12 Dëshmorve të atij fshatit Heroik Shqipëtar të Muzinës.

Bashkia e Finiqit,jo vetëm saboton ndërtimin e Obeliskut,por poshtëron dëshmorët e kombit dhe ky veprim i tyre nuk duhet lejuar,se është poshtërim i vetë Kombit Shqipëtar.Ne kemi të drejtën e ligjëshmedhe morale e patriotike ti nderojmë ata dëshmorë që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut,nga okupatori fashist,nazist,hitlerian.
Ne, me atë Obelisk,i kujtojmë gjithë njerëzimit se andej,kaloi bisha naziste, andej kaloi zjarri i një lufte të pa drejtë dhe që luftra të tilla,në të ardhmen,nuk duhet të bëhen më.

Në vitin 2013, Presideti i Amerikës,vizitoi Japoninë,Tokion,Hiroshimën dhe Nagasakin. Ay shkoi atje me motivin për ti thënë njerëzimit se luftra të tilla, nuk duhe të bëhen më, në të ardhmen…!

Këtu u bëhet thirje të gjithë deputetëve të Parlamentit Shqipëtar të miratojnë një rezolutë të posaçme për ndërtimin e Obeliskut Përkujtimor të Dëshmorëve Heroikë të Muzinës Shqi- pëtare.
Muzina e bukur,zemërgjerë,Muzina në tre kodra,mbas të madhit, Malit të Gjerë, Muzina e thëllëzave. Muzina e Shqiponjave Partizane, e Ustallarëve me famë në gjithë Rajonin e Delvinës…Dhe Muzinjoti,shkruan…Kjo ësht Delvina ime…

Djemt prej zjarri i vrau plumbi i keq i armikut të Kombit, i të çmëndurit nazist Hitlerit  që kishte në kokë trut e gomarit të çmëndur.

Muzina 5- mij vjeçare, Muzina Pellazge, Muzina Ilire,Muzina Dardane,Muzina trime dhe me Jataganë…Muzina e Muzave të Apollonit, Muzina e Piros, e Zeusit, e Kronosit, Muzina që e shkroi vetë historinë e Shqipërisë. Muzina e Buzukut, e De Radës, e Skiros, e Mjedës e Migj enit që kaloi nga Muzina dhe piu kafenë në barangë,tek shkonte për në Doganën e Sarandës
Muzina e Muzakajve, e Donikës dhe Kastriotit, e Naimit,Avdylit,Samiut dhe Çajupit, e bilbilë- ve të këngës Muzinjote, e Thëllëzave,vashat punëtore. Muzina e Barrutit të thatë, trima ata Burra dhe trima Gratë, gra-burra dhe trimëresha, Marro Konda e Shote Galica…
Muzina që luftoi luftën dhe fitoi. Duajeni atë dhe respektoeni Muzinën e bukur dhe trime. 
Jam Ilir, jam Dardan, jam stërnip i Ded Gjon Lulit, i Prek Calit, jam Muzinjot, jam Shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet