Mustafaj, Dokle dhe Çuli: Jeta jonë mes letërsisë dhe politikës

Publikuar më 18. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Rrëfimi i tre shkrimtarët që bënë karrierë edhe në politikë. Mësuesja që turpëroi Mustafajin me të birin. “Pengu” i Dokles që nuk ka krijuar piktura si Rama dhe sinqeriteti i Cculit pse nuk ishte e zonja në politikë

Janë tre shkrimtarë që provuan edhe karrierën politike. Të suksesshëm në letërsi, por edhe këtë fushë. Besnik Mustafaj, Namik Dokle dhe Diana Çuli ishin të përzgjedhurit e emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku si përfaqësues tipikë në këto 27 vjet të lidhjes së letërsië me politikën. Besnik Mustafaj ka qenë ministër i Jashtëm, ambasador në Paris dhe pesë herë deputet. Por ai është një nga shkrimtarët më të spikatur pas vitit 1990. Namik Dokle ka qenë kryetar i Kuvendit, zëvendëskryeministër dhe rekordmen i zgjedhur 8 herë si deputet. Diana Çuli ka qenë deputete, por është një nga shkrimtaret më të dashura të dy brezave që nisin me “Drerin e trotuareve” e deri tek përkthimet plot mjeshtëri. Si pjesë edhe e panairit të librit të tre shkrimtarët që provuan politikën treguan dje copëza nga kjo jetë e dyzuar, por dhanë disa mendime edhe për letërsinë.

BESNIK MUSTAFAJ:

“Unë nuk jam pjesë e aksionit politik, por shqisat e mia janë të stërvitura të përballojnë politikën. Aktualisht mendoj se ka disa probleme të shoqërisë shqiptare në raport me letërsinë. Për shembull, gjuha shqipe është e kërcënuar. Ka një përzjerje që brezi i ri i bën asaj me gjuhët e huaja. Ka të rinj sot që më mirë dhe më lehtë shkruajnë në anglisht dhe përziejnë fjalët dhe frazat e shqipes me ato të anglishtes. Një bisedë nis me “Hi” dhe mbaron me “Ciao,ciao”. Ku është shqipja këtu? Tjetër problem është leximi. Më mirë të lexohet një libër i keq se sa të mos lexohet fare. Prindërit shqiptarë duhet të mësojnë fëmijët të lexojnë. Duhet t’i mësojmë fëmijët  të shkojnë në librari si një destiancion i rëndësishëm në qytet. Duhet t’i mësojmë fëmijët, të blejnë libra dhe të lexojnë. Shikoj prindër që i dërgojnë fëmijët në dhjetë kurse, por nuk i mësojnë të lexojnë. Kam një kutjim të keq nga një mësuese kur im bir ishte në shkollën fillore. Ajo u kishte shitur disa libra të gjithë nxënësve dhe unë bërë një shkrim jo për rastin, por për faktin se fëmijëve duhet t’u mësojmë ku ndodhet libraria dhe biblioteka. Por mësuesja ditën tjetër në mes të klasës e kishte ofenduar tim bir duke i kthyer lekët dhe duke i thënë jepja babait këto. Nuk më shkon në mendje kurrë dhunë, por atë moment, kur im bir më bëri gjyqin, për herë të parë më erdhi në mendje të shkoja dhe ta kapja prej floëksh atë mësuese. Pra ne duhet ta kthejmë librarinë dhe bibliotekën një një vend ku fëmijët duhet ta dinë. Sepse ata mësojnë vetëm ku është kafeneja.

Romanet e Kadaresë pas vitti 1990 nuk ngjan me ato të kohës së komunizmit. Poezia e Agollit është e një cilësie tjetër nga ajo e kohës së komunizmit”.

NAMIK DOKLE:

“Ka shumë gra, por ka shumë pak deputete në parlament. Nuk krijoja gjatë punës. Gjatë seancave parlamentare, gjatë mbledhjeve të qeverisë apo partisë, nuk kam krijuar. Por kam mbajtur shënime. Sepse rregulli është nëse të vjen një ide shënoje, sepse pas 5 minutash nuk do ta kesh më. Sa për atë që ju thoni se kryeminstri bën piktura në mblejdhjen e qeverisë kjo nuk ka lidhje. Piktura nuk është letërsi dhe nuk janë e njëjta gjë. Gjuha shqipe është gjuhë shumë e pasur. Por duhet kujdesemi për të. Shkrimtarët duhet ta lëvrojnë”.

DIANA ÇULI:

“Kur isha në politikë, pra dpeutete, më dukej sikuir kisha tradhëtuar letërsinë. Politika më ndihmoi të njihja një pjesë të jetës nga brenda. Politika është sfidë. Unë nuk isha e zonja. Shqiptarët janë lexues buzëhollë. Dinë të zgjedhin për të lexuar. Autori duhet të godasë që herën e parë, ndryshe nuk e lexon kush më. Në Itali janë 60 milionë banorë dhe ka 4 apo 5 shkrimtarë të mirë. Ne jemi 3 milionë banorë dhe kërkojmë të kemi më shumë shkrimtarë. Duhet të jemi të kënaqur me këta që kemi. Nuk ka pse të kemi prodhim të madh librash por shumë cilësi. Kemi një problem në Shqipëri, nuk kemi letërsi për fëmijë”.