×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mungon uji në Tiranë, 280 pacientë të shtruar në QSUT me infeksione

Uji i blerë nga botet dhe ai i përzier me ujërat e zeza që vjen me orar shkaktojnë virozë masive. UKT-ja e Veliajt, pasi rriti çmimin, la kryeqytetin pa ujë. Në vitin 2020 bashkia parashikon rritje tjetër çmimi. Kompania ‘Fusha’ mori nga UKT 5 tendera, në periudhën 2017-2019, duke përfituar 4.6 miliardë lekë

Dy vite pasi rriti çmimin për konsumatorët familjarë dhe bizneset, Erjon Veliaj jo vetëm nuk rriti sasinë dhe cilësinë e ujit për Tiranën, por i ktheu shumë vite pas. Në javët e fundit, pa asnjë shpjegim dhe paralajmërim, UKT-ja ndërpreu furnizimin me ujë në shumë zona, duke vënë orare të reduktuara, që nuk plotësonin kërkesat e kryeqytetit, ndërkohë që vijoi biznesi i boteve me ujë. Por mungesa e ujit, ndikoi edhe te shëndeti i banorëve. Vetëm gjatë të dielës që kaloi në urgjencën e Infektivit në QSUT u paraqitën 280 qytetarë me simptoma të ndryshme. Gjatë muajit gusht disa lagje  të Tiranës vuanin nga mungesa e ujit të pijshëm, çka solli pasoja për qytetarët, duke shjkatuar probleme shëndetësore. Dyshimet janë se po përhapet një virozë për shkak të mungesës së ujit. Autoritetet hedhin dyshime tek uji ndërkohë që janë marrë mostra të ujit të autoboteve që tregtojnë ujë nëpër Tiranë. Por nga ana tjetër qytetarët kanë denoncuar edhe ujin e ndotur që u ka mbërritur në rubinetat e çezmave të tyre nga ujësjellësi. Gjithsesi për të menaxhuar sa më mirë këtë situatë mjekët të infektivit bëjnë thirrje qytetarëve të cilat nuk kanë nevojë për shërbim urgjence të paraqiten më parë tek mjeku i familjes pasi ka shumë raste të cilët mund të menaxhohen edhe në kushte shtëpie me qëllim që t’i shërbehet siç duhet rasteve që në fakt janë urgjenca.

Janë tre poliklinika që qëndrojnë të hapura 24 orë në Tiranë, ajo me numër 10 që ndodhet pranë Oxhakut në Kinostudio, qendra shëndetësore nr.8 në zonën e ish-Bllokut dhe qendra nr.7 në Laprakë. Theksojmë  se një javë më parë, mjekë të shërbimit të infektivit, gjatë një dalje për mediet, folën për fluksin e shtuar si dhe u  bënë thirrje  qytetarëve që fillimisht të drejtohen tek mjeku i familjes dhe jo direkt në urgjencë, kjo për ti dhënë mundësi pacientëve që kanë vërtet nevojë për ndihmë  më të specializuar.

Në 2020, fatura edhe më e shtrenjtë

Nga 1 janari i vitit 2018 çmimi i ujit në Tiranë u rrit me 40%. Nga 45 lekë që ishte, në 65 lekë për metër kub për familjarët, ndërsa për bizneset rritja ishte nga 135 lekë në 190 lekë për metër kub. Rritja e çmimit të ujit, sipas deklaratave të Bashkisë Tiranë erdhi për shkak të investimeve që Bashkia po kryente në rrjet. “Ju kujtoj se duket sikur 4 vjet ishin para 400 vjetësh, por e morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë, e kemi me 14 orë dhe duam, siç kemi premtuar, nga 1 janari kur filluam këto investime madhore pasi BERZH-i na besoi kredinë e ujit, deri në fund të mandatit tjetër ne të kemi shkuar nga 14 në 24 orë ujë dhe të ndihemi të gjithë krenar që ishim pjesë e një transformimi jetësor për Tiranën”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, në një nga intervistat e tij. Plani 5 vjeçar i Bashkisë, i miratuar në vitin 2017 në vlerën e parashikuar të faturës mujore për ujin parashikon që në vitin 2020 të ketë një rritje në krahasim me vitin 2019. Përkatësisht, për familje me një person vlera e faturës në 2020 do të shkojë në 771 lekë, bashkë me tvsh-në, ndërsa në vitin 2019 ishte parashikuar 598 lekë. Për familjet me dy persona, 1183 lekë, ndërsa në vitin 2019 ishte parashikuar 955 lekë. Për familje me 3 persona 1,594 lekë, kundrejt 1,313 lekë në vitin 2019. Për familjet mesatare me katër persona, në 2020 vlera parashikohet 2006 lekë kundrejt 1670 lek parashikuar në 2019. Në strategjinë 5 vjeçare të Bashkisë, thuhej se synohet të arrihet brenda 2021 shërbimi pa ndërprerje me presion të vazhdueshëm të furnizimit me ujë 24 orë, duke shmangur kështu depozitat në familjet dhe në ndërtesat e banimit, për të siguruara furnizim të mjaftueshëm me ujë gjatë ditës dhe natës.

Ujësjellësi i Veliajt, miliarda për ‘Fusha’

“Fusha” shpk duket se ka krijuar “monopolin” e miliardave që lëvron Bashkia e Tiranës dhe institucionet nën varësinë e saj në tenderat publikë. Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj i ka siguruar “Fusha” sh.p.k. kontratat e majme për ndërtimin e Sheshit mbi Parkim “Skënderbej”, si edhe rikonstruksionin multi-milionësh të bulevardit “Zogu I”. Gjithashtu, Veliaj, me ndërhyrjen e fuqishme të kryeministrit Edi Rama, i siguruan kompanisë “Fusha”, me një ligj të posaçëm, ndërtimin e kompleksit të kullave, poshtë të cilave mendohet të jetë edhe Teatri Kombëtar-shkruan Hashtag.al. Por, nuk janë vetëm kaq. Disa tendera, nga institucione të dorës së dytë, të gjithë nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, i kanë siguruar “Fusha” sh.p.k. mbi 4.5 miliardë lekë (të vjetra) në vetëm 7-8 tendera.

Ujësjellësi i Tiranës

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, një institucion nën administrimin e Bashkisë së kryeqytetit të drejtuar nga Erion Veliaj, rezulton se është një nga strukturat “më bujare” në favor të kompanisë “Fusha” shpk. Në vetëm 5 tendera, të zhvilluar në periudhën 2017-2019, “Fusha” sh.p.k. ka përfituar në total 4.6 miliardë lekë (të vjetra) tendera të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës. Portali informativ “openprocurment.al” ka publikuar të dhëna mbi transaksionet e kryera nga institucionet e varësisë të institucioneve qendrore dhe atyre lokale. Në bazë të të dhënave, rezulton se “Fusha” shpk, në bashkëpunim me një kompani tjetër, “2T”, e përfolur në media për lidhjet direkte me kryeministrin Edi Rama, kanë fituar një tender të vetëm, me vlerë 4 miliardë lekë. Ky tender është zhvilluar në Korrik 2018 dhe kontrata është lidhur pas 3 muajsh, në Tetor 2018. Objekti i tenderit ishte “Shtesë e Impiantit të Përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë me 1800 l/sek , në fazën e parë të zbatimit për 600 l/sek”. Në këtë tender merrnin pjesë edhe 4 operatorë të tjerë, të cilët u skualifikuan. Dy prej tyre nuk kishin dhënë asnjë ofertë ekonomike, duke e shndërruar pjesëmarrjen e tyre në një procedurë fiktive. Ndërsa dy të tjerat u skualifikuan, pas një “verifikimi të hollësishëm” të kryer nga organizatorët e tenderit. Në të dhënat publike nuk paraqitet asnjë analizë mbi plotësimin e specifikimeve teknike nga bashkimi i operatorëve “2T & Fusha”. Krahas këtij tenderi “të majmë”, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka shpallur fitues “Fusha” sh.p.k. edhe në 4 tendera të tjerë, me vlerë totale rreth 550 milionë lekë (të vjetra).

UKT-ja: Ka patur kufizime të pjesshme

Dy javë më parë, UKT-ja u shpreh se nuk ka mungesë uji, por kufizime të pjesshme të lokalizuara në vetëm disa objekte. “Realisht nuk mund të flitet për mungesë uji, por për kufizime të pjesshme në objekte të lokalizuara të cilat janë të pozicionuara në rrjetet që furnizohen përmes stacioneve të pompimit, më saktë disa pallate të ndodhura në Yzberisht e Astir”-u përgjigj UKT. Në përgjigjen e saj ndër të tjera shton se: “UKT ka evidentuar ato pallate që kanë probleme të furnizimit me ujë duke qenë vazhdimisht në kontakt, 24 orë në 24 me administratorët e tyre, duke ofruar zgjidhjet më të mira në mënyrë që banorët të ndjejnë sa më pak efektet e problemit të furnizimit për pallatin e tyre”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rritja alarmante e të infektuarve, Bino flet për rikthimin e masave kufizuese

Rritja alarmante e të infektuarve, Bino flet për rikthimin e masave kufizuese

Publikuar më 13.08.2020
Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e S...

Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, deklaron se shifrat çdo ditë e më shumë po bëhen shqetësuese. Në një intervistë për mediet, Bino ka bërë me dije se këtë javë janë zbuluar raste infektimi edhe qarkun e Kukësit, në Tropojë dhe Has. Të ndodhur në këto kushte, ajo ka artikuluar […]

Lexo më shumë

“Nuk mungon asnjë medikament”, Spitali “Shefqet Ndroqi” i përgjigjet akuzave të PD-së: Na lini të bëjmë punën tonë!

“Nuk mungon asnjë medikament”, Spitali “Shefqet Ndroqi” i përgjigjet akuzave të PD-së: Na lini të bëjmë punën tonë!

Publikuar më 12.08.2020
Pas akuzave të Partisë Demokratike se në Spitalin Universita...

Pas akuzave të Partisë Demokratike se në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” i kthyer në ‘Covid2’, mungojnë medikamentet ka reaguar ky i fundit. Spitali informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Më tej shton  se spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” […]

Lexo më shumë

Epidemiologu hedh dritë mbi shifrat e Covid-19: Vret më pak se gripi i zakonshëm

Epidemiologu hedh dritë mbi shifrat e Covid-19: Vret më pak se gripi i zakonshëm

Publikuar më 12.08.2020
Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në ‘Faceboo...

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, përmes një postimi në ‘Facebook’ komenton shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga virusi i ri. Mjeku thotë se Covid-19 vret më pak se gripi i zakonshëm dhe këtë deklaratë e mbështet në të dhënat e publikuara nga Institutit i Shëndetit Publik “Carlos III” në Madrid. Ky studim paraqet përqindja e vdekshmërisë sipas […]

Lexo më shumë

Shifra rekord të infektuarish nga Covidi/ 5 humbje jete, 18 në terapi intensive dhe 4 të intubuar në vendin tonë

Shifra rekord të infektuarish nga Covidi/ 5 humbje jete, 18 në terapi intensive dhe 4 të intubuar në vendin tonë

Publikuar më 11.08.2020
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona nga vir...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona nga virusi dhe janë shënuar 140 raste të reja. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 […]

Lexo më shumë

Nga humbja e shikimit deri te humbja e jetës nga Covidi, historia e dhimbshme e profesor Kelment Qerimit

Nga humbja e shikimit deri te humbja e jetës nga Covidi, historia e dhimbshme e profesor Kelment Qerimit

Publikuar më 11.08.2020
Në një vit pedagogu humbi shtëpinë, shikimin dhe jetën. Në d...

Në një vit pedagogu humbi shtëpinë, shikimin dhe jetën. Në dhjetor të 2019, nëpërmjet “Shekulli”-t pedagogu bënte apel për ndihmë pasi kishte nevojë për një operacion, por institucionet nuk reaguan Enida Vërça Mbrëmjen e 10 gushtit ndërroi jetë nga Covidi-19 pedagogu i Universitetit Politeknik Tiranë, Kelment Qerimi. Qerimi u shua në moshën 47-vjeçare duke lënë […]

Lexo më shumë

Vazhdojnë viktimat, rritet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

Vazhdojnë viktimat, rritet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 10.08.2020
Në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me Covid ...

Në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me Covid dhe 1 humbje jetë në vendin tonë. Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora. Sa i përket testeve janë kryer 506 për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të […]

Lexo më shumë

“Do të shini pacientë me Covid në çdo ambient”, mjeku ngre alarmin: Evitoni këto vende

“Do të shini pacientë me Covid në çdo ambient”, mjeku ngre alarmin: Evitoni këto vende

Publikuar më 10.08.2020
Epidemiologu Taulant Muka, nëpërmjet një postimi në rrjetin ...

Epidemiologu Taulant Muka, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, paralajmëron për një situatë shumë shqetësuese në ditët e ardhshme. Mjeku shkruan se pritet që të ketë pacientë në çdo pavijon dhe poliklinikë. Për këtë arsye, ai u bën thirrje qytetarëve të evitojnë të gjithë grumbullimet. Të evitojnë takimet shoqërore dhe po ashtu spitalet, të […]

Lexo më shumë

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

Publikuar më 09.08.2020
Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet...

Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhanë lajme mjaft shpresëdhënëse ndaj virusit Covid-19. Teksa të gjithë e dinë se për momentin po qarkullon forma e re e koronavirusit G614, i cili është bërë më i transmetueshëm, Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit. Sipas këtij studimi virusi ka pësuar […]

Lexo më shumë