×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mungojnë fondet, ngecin punimet në Kardhiq-Delvinë

Mungesa e fondeve ka bërë që tenderi për projektimin e 2 loteve të aksit rrugor të anulohet. Në prill 2018, ish-ministri Damian Gjiknuri deklaronte se punimet për rrugën nuk do ndalen. Reagon ARRSH

Neritan Gjergo

Mungesa e fondeve, ose të paktën mosvënia në dispozicion në kohë e tyre ka bërë që tenderi për projektimin e 2 loteve të aksit rrugor Kardhiq-Delvinë të anulohet.  Sipas shpalljes së publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik,  njoftimi i fituesit për këtë tender  është publikuar më datë 14 janar të këtij viti, por fondet buxhetore nuk janë vënë në dispozicion të institucionit brenda afatit 60-ditor të lejuar për nënshkrimin e kontratës. Oferta e shpallur fituese kishte një vlerë prej 19.83 milionë lekë, ndërsa kishte si objekt projektimin e lotit 2 të këtij aksi si dhe rishikimin e projektit për lotin 7 që përfshin tunelin. Sipas dokumenteve të tenderit gjatë kohës së shpalljes, për ta bërë këtë aks rrugor sa më të aksesueshëm dhe eficent është i domosdoshëm projektimi i dy segmenteve të reja rrugore, përkatësisht ai Shijan-Ura e Gajdarit me gjatësi rreth 5.7 km dhe Shijan-hyrje qyteti Delvinë, me gjatësi  6.8 km, që përfshijnë pikërisht lotin 2. Ndërkohë që, sa i takon tunelit, ARRSH argumenton se ai  ka një gjatësi prej 1 km dhe projekti është hartuar në vitin 2008. Por përgjatë gjithë kësaj periudhe 10-vjeçare, mund të kenë ndodhur ndryshime si në kushtet e zbatimit te punimeve ashtu dhe për hapjen e tunelit dhe për këtë arsye ka lindur si nevoje rishikimi i projektit. Ndërkaq, me anulimin e këtij tenderi autoritetet do të duhet të shpjegojnë procedurat që do të ndiqen në këtë rast, duke qenë se projekti për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm po avancon.

Premtim i pambajtur

Në muajin prill 2018, ish-ministri i Infrastrukturës deklaronte nga Saranda në turin e llogaridhënies, se punimet do të rifillonin në verë ose në vjeshtë, por deklaratat e tij shkuan në erë, dhe sot ende e papërfunduar rruga mbush 11 vite që kur në të u hapën themelet e para. Rruga Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit. Ndërtimi i këtij aksi ishte përzgjedhur në 5 veprat kombëtare që qeveria parashikonte të ndërtoheshin përmes skemës së Partneritetit Publik Privat. Por duket se qeveria është tërhequr nga kjo skemë të paktën për këtë rrugë. Kjo lëvizje duket si reflektim pas kritikave të forta që Fondi Monetar Ndërkombëtar i adresoi qeverisë për rreziqet që i sjellin buxhetit projektet e rrugëve me skemën PPP. Historia e ndërtimit të segmentit Kardhiq – Delvinë nis që në vitin 2008 në kohën e qeverisë Berisha, i cili i inauguroi me bujë fillimin e punimeve. Deri tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë Bardhës (Delvinë) dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos (Ura e Kardhiqit). Por duket se mungesa e financimeve i ka lënë punimet në mes. Kujtojmë se tre tenderët shumëmilionësh për ndërtimin e segmentit rrugor Kardhiq-Delvinë përfunduan me konkurrencë të ulët dhe me oferta fituese fare pranë fondit limit.  Tenderi për lotin 4 u fitua nga oferta e përbashkët e dy kompanive, Cobial dhe Gjoka Konstruksion, me ofertë prej 2.36 miliardë lekë, ose sa 99% e fondit limit. Një ofertë konkurrente nga kompania Alb Building sh.p.k ishte edhe më e lartë se sa oferta fituese, ose e barabartë me 99.6% të fondit limit, por gjithsesi, kjo ofertë u skualifikua. Komisioni vlerësimit argumentoi se “kompania nuk ka realizuar punë të ngjashme në tre vitet e fundit”, një nga kriteret përjashtuese për të marrë pjesë në tender. Në tenderin për lotin 5, pati gjithashtu dy oferta, një prej të cilave u skualifikua, megjithëse ishte më e lartë se sa oferta fituese. Tenderi u fitua nga kompania Alb – Star për 1.79 miliardë lekë ose 2.2% më pak se sa fondi limit. Oferta tjetër nga GPG Company ishte e barabartë me 98.8% të fondit limit, por ajo u skualifikua pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar vlerësoi se GPG Company ka sakaq në zbatim kontratën e by-pass të qytetit të Tepelenës me vlerë 2.8 miliardë lekë dhe sipas rregullave të qeverisë shqiptare, ajo nuk mund të fitojë tender të ri pa përfunduar 70% të punimeve të kontratës në vijim.

Reagimi 

Pas anulimit të tenderit për projektimin e 2 loteve të aksit Kardhiq-Delvinë, ka ardhur edhe reagimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Sipas këtij të fundit, anulimi i tenderit, shpallja e të cilit është publikuar pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike, nuk e pengon atë të nisë brenda afateve të planifikuara garën për ndërtimin e kësaj vepre. “Autoriteti Rrugor Shqiptar, në përgjigje të një artikulli të publikuar në media, njofton opinionin publik, se mbetet në prioritet të veprimtarisë së këtij Autoriteti realizimi i ndërtimit të Tunelit të Kardhiqit (loti 7), si pjesë e investimit madhor, tashmë të nisur nga ana e Qeverisë Shqiptare, përmes financimit nga buxheti i shtetit për vitin 2019. Anulimi i asaj procedure të Studim Projektimit për rishikimin e projektit të Tunelit të Kardhiqit (loti 7) nuk e pengon Autoritetin Rrugor Shqiptar, që bazuar në legjislacionin në fuqi, të nisë brenda afateve të planifikuara garën për ndërtimin e kësaj vepre madhore”.

Frenohet turizmi

Të ardhurat nga turizmi në ekonominë shqiptare pësuan rënie në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Të ardhurat hyrëse nga udhëtimet kishin vlerën e 389 milionë eurove, rreth tetë milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ishte hera e parë prej vitit 2013 që të ardhurat nga turizmi në tremujorin e fundit të vitit pësojnë rënie. Ndërkohë, në raport me tremujorin e tretë, që përbën edhe pikun e sezonit turistik, të ardhurat ranë me rreth 300 milionë euro. Tremujori i katërt i vitit të kaluar dha për herë të parë shenja të një lloj ngopjeje të tregut të turizmit hyrës. Sidoqoftë, për të gjithë vitit 2018 bilanci i të ardhurave nga turizmi ishte sërish pozitiv. Turistët e huaj sollën 1.86 miliardë euro, afërsisht 9% më shumë krahasuar me vitin 2017. Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan afro gjashtë milionë shtetas të huaj. Ky është numri më i lartë i vizitorëve të huaj i regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se numri i vizitorëve të huaj u rrit me afro 16%. Ndërsa të ardhurat nga turizmi frenuan, shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vazhduan të rriten edhe në tremujorin e katërt 2018. Ato arritën vlerën e 317 milionë eurove, në rritje vjetore me 10%. Për të gjithë vitin 2018, shqiptarët shpenzuan 1.43 miliardë euro në udhëtime jashtë, 13% më shumë krahasuar me vitin 2017. Edhe në numër, udhëtimet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit vitin e kaluar shënuan një shifër rekord, me 5.4 milionë dalje jashtë vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikohet raporti i FMN-së: Shqipëria, ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset

Publikohet raporti i FMN-së: Shqipëria, ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset

Publikuar më 30.11.2020
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar sot raportin për Shq...

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, të parë nën ndikimin e tërmetit të një viti më parë dhe të pandemisë së COVID-19. Sipas FMN, Covid ndikoi negativisht në ekonominë e Shqipërisë dhe se Shqipëria pati ndihmën më të ulët për qytetarët dhe për bizneset. Po kështu FMN thotë se paketa ekonomike ishte […]

Lexo më shumë

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

Publikuar më 10.11.2020
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ...

Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiare për njerëzit në Shqipëri. Rreth 8% e familjeve janë futur në varfëri ose varfërohen më tej pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore dhe 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike […]

Lexo më shumë

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Publikuar më 06.11.2020
Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respekt...

Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respektuar ligji i buxhetit do të ishin arkëtuar 8 miliardë lekë ose 65 milionë euro në arkën e shtetit, përllogarit Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Vala e shkeljeve është aq e madhe sa, përfshin të gjitha njësitë publik publike të cilat faturojnë dhe […]

Lexo më shumë

Sa do të zgjasë pandemia? Çfarë na mësoi gripi Spanjoll, SARS dhe Ebola, kostot e pritshme në ekonomi

Sa do të zgjasë pandemia? Çfarë na mësoi gripi Spanjoll, SARS dhe Ebola, kostot e pritshme në ekonomi

Publikuar më 02.11.2020
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e s...

Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e saj, dilema të shumta janë ngritur. Sot askush nuk është në gjendje të parashikojë në këto momente për sa kohë do të zgjasë, cilat do të jenë kostot dhe sa i vështirë do të jetë rekuperimi. Një ide e mundshme mund të krijohet nga […]

Lexo më shumë

Frika nga Covid-19, shqiptarët shtojnë kursimet që nga fillimi i pandemisë, rekordi i 9 viteve

Frika nga Covid-19, shqiptarët shtojnë kursimet që nga fillimi i pandemisë, rekordi i 9 viteve

Publikuar më 30.10.2020
Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për ...

Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, që është konstatuar që pas fillimit të pandemisë së Covid-19. E ardhmja e pasigurt po nxit kursimtarët të lënë para mënjanë për kohë të vështira. Që nga fundi i muajit shkurt, stoku i depozitave në vend është […]

Lexo më shumë

Shqiptarët të “fiksuar” pas shtëpisë, ja kush janë qytetet që shpenzojmë më shumë për mobilie dhe pajisje

Shqiptarët të “fiksuar” pas shtëpisë, ja kush janë qytetet që shpenzojmë më shumë për mobilie dhe pajisje

Publikuar më 28.10.2020
Familjet në qarkun e Beratit dhe të Korçës janë të dhënë më ...

Familjet në qarkun e Beratit dhe të Korçës janë të dhënë më shumë pas “luksit” në shtëpi në raport me qarqet e tjera të vendit. Vrojtimi i INSTAT për buxhetin e familjeve ka identifikuar se Beratasit shpenzuan për furniturën e shtëpisë, mobilie dhe pajisje rreth 10 për qind të totalit të buxhetit të tyre mujor […]

Lexo më shumë

Banka Botërore: Huadhënia në të ardhmen më selektive në reformat që mbështet

Banka Botërore: Huadhënia në të ardhmen më selektive në reformat që mbështet

Publikuar më 27.10.2020
Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reforma...

Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reformave në disa vende përmes programeve të financimit që zbaton vit pas viti dhe Shqipëria ka qenë një prej atyre që kanë kaluar në analizë. Në një dokument të publikuar së fundmi BB konstaton se ky vlerësim i korporatës ekzaminoi sesi Grupi i Bankës lehtëson lidhjet […]

Lexo më shumë

Miratohet projektbuxheti për vitin 2021, si parashikohet ekonomia për vitin e ardhshëm në vend

Miratohet projektbuxheti për vitin 2021, si parashikohet ekonomia për vitin e ardhshëm në vend

Publikuar më 20.10.2020
Është miratuar projektbuxheti për vitin 2020. Ministria e Fi...

Është miratuar projektbuxheti për vitin 2020. Ministria e Financave njofton për një rritje të ekonomisë në 5.5%. Në një mbledhje të posaçme, kushtuar Projektbuxhetit, do të shpenzohet 587.6 miliard lekë, ndërkohë që të ardhurat janë planifikuar të jenë 479 miliard lekë me një defiçit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke qenë se Ministria e […]

Lexo më shumë