Mund të përsëritet ngjarja në Torovicë, banorët japin alarmin: Masivi shkëmbor rrezikon shembjen

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Elidona Syla

Mund të përsëritet ngjarja e pak ditëve më parë në Torivicë, ku humbën jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor 3 persona. Ky është alarmi që kanë ngritur banorët e fshatit Gjegjan në Pukë.

Banorët kanë thënë se një masiv shkëmbor rrezikon të bjerë nga lartësitë mbi tunelin e Gjegjanit.

Gjithashtu banorët kërkojnë të ndërhyhet për të realizuar shembje të kontrolluar, pasi në të kundërt pasojat mund të jenë fatale.

Sipas banorëve edhe më parë në tunelin e Gjegjanit ka pasur shembje të masivit shkëmbor, ku ka pasur edhe viktima, shkruan “Balkanweb”.