“Mrekullitë” e vajit të ullirit

Janë të shumta përdorimet e vajit të ullirit, si në kuzhinë, edhe në produktet e bukurisë. I njohur që në lashtësi si “ari i lëngshëm”, egjiptianët e përdornin vajin e ullirit për të zbutur lëkurën dhe shkëlqyer flokët, ndërsa grekët e lashtë e përdornin në masazhe.

Dhe kjo jo krejt rastësisht. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se përbërja e yndyrnave të vajit të ullirit është shumë e ngjashme me yndyrën që përmban lëkura e njeriut.

Vaji i ullirit është i pasur me polifenole, vitamina E dhe karotenoide, të cilat luftojnë plakjen, duke kundërshtuar veprimin e radikaleve të lira dhe inflamacionet.

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet