Mozzik sqaron nëse kënga “Dhelpër dinake” është një dedikim për Loredanën

Dy këngëtarët e njohur të showbizit shqiptar, Loredana dhe Mozzik e kanë pranuar publikisht ndarjen e tyre. Së fundmi, i ftuar në “Prive”, Mozzik konfirmoi se kanë nisur zyrtarisht procedurat e divorcit, por po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër.

“Jemi duke u marrë me procedurat e divorcit. Në Zvicër mund të zgjasin pak prej ligjeve e gjërave të tjera. Rrugës jemi. Rëndësi ka të jemi mirë me shëndet”,-ka thënë reperi.

Gjithashtu Mozzik tregoi se ka një raport shumë të mirë me Loredanën, për hir të vajzës së tyre, Hanës. “Ajo është nëna e vajzës sime, pa marrë parasysh batica-zbatica” -ka treguar ai.

Ndërsa, për sa i takon këngës së tij të fundit “Dhelpër dinake” që u publikua pak kohë pasi ndarja e çiftit ishte bërë publike dhe aludimeve se kjo këngë ishte një dedikim për Loredanën, Mozzik i ka sqaruar të gjithë duke i mohuar kategorikisht këto lajme.

“Dhelpër dinake” Nuk është dedikim për të, sepse unë nuk mund t’i bëj një këngë të tillë nënës së vajzës sime. Nuk mund të quaj nënën e vajzës sime dhelpër dinake”, -ka sqaruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet