Motra e Fildez Hafizit kërkon kujdestarinë e fëmijëve, burri vrasës: Ata të rriten pranë…

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Elidona Syla

Teksa kanë kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi prej ish-bashkëshortit të saj Fadil Kasemi, motra e së ndjerës Amela Hafizi ka kërkuar kujdestarinë e fëmijëve të saj.

Bëhet e ditur se kërkesa është depozituar në Gjykatën civile të Tiranës. Gjithashtu thuhet se në seancë pranë gjykatës për tu njohur me kërkesën është thirrur dhe babai biologjik i fëmijëve, Fadil Kasemi. Ky i fundit siç mëson “News24” ka refuzuar që ata t’i dorëzohen tezes.

“Fëmijët s’kanë pse shkojnë te tezja kur mund të rriten pranë të afërmve të mij”, mësohet të ketë thënë ai në gjyq.