Motorola përgatit parodi për reklamën tallëse të Samsung ndaj iPhone

Publikuar më 29. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

E mbani mend atë reklamën tallëse të Samsung ndaj iPhone? Motorola gjithashtu ka përgatitur parodinë e saj përveç ajo i dedikohet vetë Samsung.

Në reklamën e Samsung, një fans i iPhone pas vitesh besnikëri largohet dhe blen një Galaxy Note 8 më në fund.

Reklama e Motorola vazhdon tregon një djalë të ngjashëm ndërsa shikon një video të Galaxy Note 8.

Atë moment vjen e dashura e tij e cila shikon Note 8-ën me mëdyshje përpara se të marrë telefonin e saj Moto dhe të aktivizojë projektorin duke shfaqur video në mur.