Moti për sot, temperatura të larta por priten shira

Territori i vendit ditën e sotme dominohet nga kthjellimet deri pas mesditës kur vranësira të përkohshme do të shfaqen në verilindje.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat verilindore, ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet në kushtet e motit të kthjellët.

Sërish në mbrëmje, vranësira kalimtare do të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë gjatë mëngjesit si edhe një rritje me 2°C, në vlerat maksimale të mesditës.

Era do vijojë mesatare, me shpejtësi prej 38 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet