Moti për sot, ja surprizat e pasdites

Publikuar më 27. 09. 2017 nga Bleona Metushi

Dita e sotme ka nisur me diell, por sipas sinoptikanëve nuk do të jetë kështu deri në fund, pasi pasditja do të sjell vranësira dhe shira.

Paraditja dominohet nga kthjellime e vranësira të lehta në gjithë vendin, e ndërsa në ekstremin Verior do të ketë vranësira më të shpeshta e shira të dobët.

Pasditja fuqizon vranësirat në Juglindje dhe një pjesë të Qendrës së territorit duke gjeneruar shira afatshkurtër. Në mbrëmje shira të dobët rrezikojnë Juglindjen ndërsa territori mbetet pjesërisht i kthjellët. Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjell mesdita (max. deri 27°C).