Moti për ditën e sotme, 9 qershor 2019

Pas shumë ditëve me shi, moti është stabilizuar. Ditën e sotme, sipas IGJEUM, pritet të jetë me temperatura të larta që mbërrijnë deri në 32 gradë celcius.

Reshjet

Sot (e diel dt.09), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot pasdite.

Temperaturat

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 31 °C

në vendet e ulëta: 19 / 32 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C

Era

Sot era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet