Moti i keq, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port

Publikuar më 07. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Moti i keq ka sjellë reshje të dendura shiu në mbarë territorin e vendit, duke shkaktuar probleme edhe në porte.

Mësohet se në Portin e Vlorës nuk ka arritur të ankorohet trageti i linjës Vlorë-Brindisi, si pasojë e erërave të forta.

Raportohet se në bordin e tragetit ndodhen të gjithë pasagjerët të cilët kanë udhëtuar prej mbrëmjes së djeshme nga Italia për në Vlorë.

Ndërkaq në Portin e Durrësit, përpunimi i anijeve është ndërprerë nga mesdita e sotme. Qendra e Informacionit në APD bën me dije se katër anije të ankoruara në Terminalin Perëndimor kanë mbyllur hambarët në pritje të përmirësimit të kushteve të motit.