Moti i keq, tjetër aksident në autostradë, përmbyset makina (FOTO)

Foto 1 nga 3 Pas Para

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu e për pasojë rrugë të lagësht ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Një tjetër aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Në njërin prej aksidenteve, sikundër duket në foto, mjeti tip “Renault Clio” me targa AA 565 OX ka humbur kontrollin dhe është përmbysur për shkak të përplasjes së fortë.

Burimet zyrtare të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale të mjetit. Në tjetër aksident të ndodhur dje në afërsi të Sukthit një “BMW X5” u përmbys po për shkak të lagështirës në rrugë.

Të tjera

Abissnet