Moti i keq ngre dallgë deri në 8 ballë, vonohen tragetet e linjës Durrës-Bari

Deti Adriatik është përfshirë nga një fortunal mëngjesin e sotëm. Burime nga Kapiteneria e Portit Durrës, bënë të ditur se dy prej trageteve që vijnë nga Bari, kanë mbërritur me tre orë vonesë në Portin e Durrësit.
Brenda gjirit të Durrësit valëzimi ka shkuar 5 deri në 6 ballë, ndërsa në det të hapur 7 deri në 8 ballë. Anijet e peshkimit qëndrojnë të lidhura në vendstrehime të sigurta deri në përmirësim të motit.
Probleme ka edhe në procesin e ngarkim shkarkimit si pasojë e erës dhe reshjeve të shiut.
Taulant Allka, kapiten i Portit Durrës, tha se deri nesër moti do të jetë i përkeqësuar me situatë jo të favorshme për lundrim.

Të tjera

Abissnet