Moti i keq, ja zonat më problematike në furnizimin me energji

Publikuar më 03. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Reshjet e shumta të shiut dhe era e fortë ka shkaktuar defekte në sistemin e furnizimit me energji elektrike në disa zonë në Tiranë, por edhe në veri të vendit.
OSHEE njofton se pa energji elektrikes si pasojë e motit të keq është zona e Malësisë së Madhe në Shkodër, ku kanë pësuar dëme fidrat ajror.
Punonjësit janë në terren për të stabilizuar situatën. Ndërsa në Tiranë probleme energjinë elektrike ka patur në zonën e Ali Demit.
“Aktualisht, brigadat e njësisë OSHEE Tirana 2 janë duke manovruar me linjat për të rikthyer energjinë elektrike brenda 20 minutash. Sakaq, nisur nga parashikimet e motit të keq të dy ditëve në vijim, OSHEE është vendosur në gatishmëri të plotë, sidomos në rajonet ku pasojat e erës së fortë do të kenë ndikim të madh, kryesisht në zonat rurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE-së.