Moti i keq izolon disa zona, mijëra abonentë pa energji elektrike

Publikuar më 14. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Rreth 20.000 mijë abonentë vazhdojnë të jenë pa energji për shkak të motit të keq ne të gjithë qarkun e Elbasanit. Aktualisht në terren janë 170 punonjës dhe dhjetëra mjete të OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.
Mbrëmjen e djeshme, nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbetën pa energji 30.000 abonentë nga 110.000 që ka qarku i Elbasanit. Ndërkohë vazhdon të jetë i pakalueshëm aksi Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut-Steblevë ka 60 cm dëborë.