Moti i keq, bllokohet qarkullimi në disa segmente të kryeqytetit

Moti i keq i shoqëruar me reshje të shumta shiu, ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa akse hyrëse të kryeqytetit.

Disa pika të rrugës Pezë-Helmës janë bllokuar totalisht si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Mësohet se një segment prej 1 km në Arbanë është totalisht i bllokuar dhe i pakalueshëm për automjetet.

E njëjta situatë është edhe në aksin Arbanë-Kombinat. Qarkullimi i automjeteve është bërë i vështirë, për shkak të reshjeve të dendura.

Të tjera

Abissnet