Moti/ Ja zonat ku do të bjerë shi dhe dëborë

Publikuar më 11. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Pasditen e sotme priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, dhe Lezhës dhe reshje dëbore në zonat malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 3 °C / 12 °C
në vendet malore: -4 °C / 9 °C.
Era do të forcohet dhe do të fryjë mesatare në bregdet.