Mot i paqëndrueshëm! Ja çfarë parashikohet për nesër

Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin deri në mesditë ku pritet shtimi i vranësirave në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër.

Gjatë pasdites, vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore të Shqipërisë.

Sipas MeteAlb, Era do të fryjë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzimi 2-3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3 gradë C deri në 19 gradë C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet