×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mospërputhje pronash në harta, do regjistrohen  600 mijë pasuri

Banka Botërore konstaton mijëra pasuri me probleme  në hartat e pronave. Më shumë se gjysma e parcelave pa referenca. Situata nuk ka lidhje me realitetin, krijon konflikte mes individëve

Në një projekt për rishikimin e statusit të pronave në Shqipëri, Banka Botërore zbuloi se pronat e regjistruara në zyrat e hipotekave shpesh nuk kanë lidhje me realitetin. Një studim i posaçëm për çështjet e pronave, i publikuar së fundi nga Banka, që ka financuar shumë projekte për hipotekat dhe kadastrat gjeti se, hartat ekzistuese kadastrale të mbajtura nga ZRPP nuk pasqyrojnë përgjithësisht situatën aktuale në terren. Njësitë e pasurive të paluajtshme (parcelat dhe ndërtesat kadastrale) në shumë raste janë të pozicionuara gabimisht dhe problematika është ndërlikuar me kalimin e kohës, duke ndryshuar specifikimet dhe sistemet e referencës. Në shumë raste, ka disa kopje të së njëjtës fletë harte, që përdoret dhe shpesh është e paqartë se cila hartë është më aktuale ose e sakta. Vendimet shpesh merren duke përdorur njohjet mbi të shkuarën e personit ose pronës. Në zyrat e hipotekave përgjithësisht ka të dhëna mbi parcelat, por nuk dihet më saktësi statusi i pronësisë së saj. Situata është përgjithësisht më e ngatërruar ne zonat urbane, sidomos në Tiranë dhe rreth saj dhe në disa prej zonave bregdetare më të mëdha ku ka shumë ndërtime informale. Rastet e gjetura ilustrojnë disa lloj mospërputhjesh kur krahasohen parcelat kadastrale ose blloqe parcelash, me ortofotot e vitit 2007. Gabimet më së shumti janë akumuluar për shkak mospërputhjeve që vijnë edhe nga mungesa e dokumentacionit. Gabimet në regjistrimet e pronave përgjithësisht reflektojnë kufijtë të gabuar, madhësinë e parcelës dhe dokumentet e pronësisë. Ish-punonjës dhe punonjës aktuale të zyrave të hipotekave janë përgjegjës për këto gabime, thuhet në gjetjet e BB-së. Gabimet zakonisht zbulohen në kohën kur bëhet një transaksion në njësinë përkatëse të pasurive të paluajtshme. Deri në kohën kur bëhet një transaksion, pronari i pronës ose pronarët ngjitur të pronave nuk kanë njohuri për gabimet që lidhen me pasurinë. Edhe Agjencia e Kadastrës ka pranuar se shumë toka bujqësore nuk kanë certifikata pronësie. E njëjta situatë është edhe me ndërtime informate, që duhet të legalizohen. Ndërkohë, Lame premtoi se do t’i japë fund kaosin të pronave. Shqipëria rezulton me 4.4 milionë pasuri të paluajtshme, nga të cilat rreth 3.8 milionë janë të regjistruara dhe rreth 600 mijë pasuri të tjera të paregjistruara. Por sipas të dhënave zyrtare më shumë se gjysma e pronave të regjistruara, rezulton me probleme dhe duhen azhurnuar.

67 për qind e kredive për shtëpi janë marrë në Tiranë

Tirana merr 67.4% të totalit të financimit nga bankat e nivelit të dytë për blerje shtëpish. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë interesin e lartë për blerje banesash në kryeqytet. Ndërkohë niveli i kreditimit për individë vijon që të jetë i qëndrueshëm për disa vite me radhë. Shqiptarët po marrin më shumë kredi për të blerë një shtëpi. Ndërkohë që Tirana duket se ka marrë pjesën më të madhe të tortës së kreditimit për blerje banesash me rreth 67.4%, e cila reflekton dhe përqendrimin më të madh të kërkesës për blerje banesash në këtë qark, por edhe zhvillimin më të shpejtë urban dhe demografik të kësaj zone. Nga ana tjetër, shpërndarja gjeografike e kredisë konsumatore rezulton më e njëtrajtshme, ku vetëm 46.3% e kredisë për këtë segment është e përqendruar në Rrethin e Tiranës. Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i portofolit të kredisë konsumatore në vitet e fundit reflekton ndër të tjera, përmirësimin në tregun e punës dhe marrëdhëniet me bankat. Në tremujorin e dytë të vitit, kredia për individë ka ruajtur normat e rritjes së një tremujori më parë. Ndërsa gjithmonë e më shumë qytetarët po zgjedhin kreditimin në monedhën vendase, lekun, e cila ka arritur në 64% të totalit. Kredia për biznese ka pasur përmirësim në tremujorin e dytë të vitit 2019. Sipas Bankës së Shqipërisë ajo u rrit me me 7.3 miliardë lekë, duke u reflektuar në përmirësimin e ritmeve të rritjes së këtij portofoli në 7.2%. Kredia për biznese po ndjek një trajektore pozitive që nga fundi i vitit 2018, e mbështetur nga përqasja disi më pozitive e sektorit bankar ndaj bizneseve, pas ndryshimeve strukturore të ndodhura një vit më parë, si dhe nga kërkesa e shtuar nga ky grup.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Një verë ndryshe! Ulje e çmimeve dhe rënia e ndjeshme e punës: Nga 80 dhoma, 4 rezervime në fundjavë

Një verë ndryshe! Ulje e çmimeve dhe rënia e ndjeshme e punës: Nga 80 dhoma, 4 rezervime në fundjavë

Publikuar më 10.07.2020
Sezon shumë i varfër turistik! Kryetari i Unionit Turistik S...

Sezon shumë i varfër turistik! Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahaman Kasa, flet për “Shekulli”-n lidhur me situatën aktuale të kësaj vere. Turistë të pakët, ulje të çmimeve të hoteleve dhe rënie e ndjeshme e punës gjatë kësaj periudhe Briselda Hoxha  Sezoni turistik, krahasur me një vit më parë, është shumë i varfër. Situata e […]

Lexo më shumë

Frontet e hapura të investimeve të qeverisë kërkojnë edhe 930 mln euro financime, shumica për PPP-të

Frontet e hapura të investimeve të qeverisë kërkojnë edhe 930 mln euro financime, shumica për PPP-të

Publikuar më 10.07.2020
Financimi i 680 projekteve që janë kryesisht investime publi...

Financimi i 680 projekteve që janë kryesisht investime publike në infrastrukturë që kërkojnë mbështetje financiare shumëvjeçare, po vijon nga qeveria shqiptare. Këto projekte kanë një kosto totale prej 507 miliardë lekësh dhe rreth 4 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave që i referohen azhurnimeve të fundit, qershor 2020. Sakaq, deri më […]

Lexo më shumë

Banka e Shqipërisë pezullon deri në fund të vitit shpërndarjen e fitimeve nga bankat

Banka e Shqipërisë pezullon deri në fund të vitit shpërndarjen e fitimeve nga bankat

Publikuar më 10.07.2020
Banka e Shqipërisë njoftoi se në mbledhjen e fundit të datës...

Banka e Shqipërisë njoftoi se në mbledhjen e fundit të datës 1 korrik ka miratuar vendimin “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”. Në bazë të këtij vendimi pezullohet, deri në fund të vitit 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, dhe të fitimit që do të […]

Lexo më shumë

Sondazhi/ 59% e shqiptarëve nuk do bëjnë pushime këtë vit, më shumë arsye ekonomike dhe jo frikë

Sondazhi/ 59% e shqiptarëve nuk do bëjnë pushime këtë vit, më shumë arsye ekonomike dhe jo frikë

Publikuar më 10.07.2020
Sipas një sondazhi të IDRApoll.com, komunitieti online i ank...

Sipas një sondazhi të IDRApoll.com, komunitieti online i anketimeve nga IDRA Research & Consulting,, gati 59% e shqiptarëve shprehen se nuk do të bëjnë pushime sivjet. Vetëm 8% e atyre që nuk do të shkojnë me pushime ndalohen nga frika e COVID-19 e cila lidhet ngushtë me shëndetin. Pjesa më e madhe e tyre që […]

Lexo më shumë

“Nuk e rrisim ne biletën, atë e rrit shteti!” Transporti: Na premtuan heqje taksash dhe na sollën zarfin, masa për 10 ditë

“Nuk e rrisim ne biletën, atë e rrit shteti!” Transporti: Na premtuan heqje taksash dhe na sollën zarfin, masa për 10 ditë

Publikuar më 09.07.2020
Shoqata e Transportit Ndërqytetas i kërkon Bashkisë së Tiran...

Shoqata e Transportit Ndërqytetas i kërkon Bashkisë së Tiranës të heqë taksën për këtë sektor, paralajmëron se do të marrë masa pas 10 ditësh nëse nuk do të ketë një përgjigje për kërkesat. Flet për “Shekulli”-n kreu i Shoqatës Kujtim Mema Briselda Hoxha Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka shprehur shqetësimet dhe kërkesat e tyre ndaj […]

Lexo më shumë

Gjoba në zonat turistike për këdo që nuk zbaton protokollet e COVID-19, do të dënohen shkeljet

Gjoba në zonat turistike për këdo që nuk zbaton protokollet e COVID-19, do të dënohen shkeljet

Publikuar më 09.07.2020
Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë ...

Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se, përmes ndryshimeve në aktin normative, do të forcohen penalitetet […]

Lexo më shumë

Nesër qytetarët e Durrësit marrin grantin e rindërtimit, vlera e investuar

Nesër qytetarët e Durrësit marrin grantin e rindërtimit, vlera e investuar

Publikuar më 09.07.2020
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në fjalën  etij në par...

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në fjalën  etij në parlament këtë të enjte ka bërë publike shifrat që janë investuar dhe do të investohen për të rindërtuar banesat, shkollat dhe objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ahmetaj ndër të tjera ka deklaruar se e deri më tani janë  investuar 18 miliardë […]

Lexo më shumë

Hapet gara për projektin Milot-Fier/ 115 km për 75 minuta, rruga përfshin 6 seksione

Hapet gara për projektin Milot-Fier/ 115 km për 75 minuta, rruga përfshin 6 seksione

Publikuar më 09.07.2020
Ditën e sotme, qeveria ka hapur zyrtarisht garën ndërkombëta...

Ditën e sotme, qeveria ka hapur zyrtarisht garën ndërkombëtare për koncesionin e rrugës Milot-Fier. Ky koncesion parashikon projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës për 35 vitet e ardhshme. Vlera totale e projekti parashikohet të jetë 1,188 miliardë euro pa TVSH dhe do të bëhet nga kompania fituese. Ndërsa shteti do të ofrojë garanci për deri […]

Lexo më shumë