×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Mosha mesatare e të prekurve është ulur dhe është rreth 45 vjeç”, flet Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke folur për situatën COVID në vend u shpreh se mosha mesatare e të prekurve nga ky virus në Shqipëri është 45 vjeç.  Duke thënë se rritja e rasteve pas hapjes ishte e pritshme, Manastirliu u shpreh se  edhe persona që nuk kanë patologji të tjera, po shfaqin gjendje të rënduar.

“Ne jemi në javën e pestë pas rihapjes së madhe. Prisnim që do të kishte një shtim të rasteve. Ka kapërcyer pak pritshmërinë tonë, pasi mendonim se do të kishim shumë më shumë zbatim të rregullave”, tha Ministrja. E pyetur në studion e “Opinion” përse ndodhi kjo rritje, Manastirliu tha:

“Fakti që ne nuk kaluam tragjedinë e vendeve të tjera nuk do të thotë që rreziku nuk ekziston. Ajo çfarë ndodhi ishte një relaksim i sjelljes dhe intensifikim i kontakteve që solli rritjen e numrit të rasteve. Ajo që shohim është se ka prekur edhe mosha të reja. Mosha mesatare e të prekurve është ulur dhe është rreth 45 vjeç. Sipas raportimeve të Shërbimit Infektiv, ka raste të pacientëve që janë pa patologji të tjera dhe  kanë simptoma të rënda, janë të rriskuar”./Opinion.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nëna gjendet e pajetë në banesë, policia shoqëron më komisariat djalin. Ja dyshimet e para

Nëna gjendet e pajetë në banesë, policia shoqëron më komisariat djalin. Ja dyshimet e para

Publikuar më 10.08.2020
Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në “Laprakë”...

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në “Laprakë”, ku jetonte me djalin e saj. Uniformat blu bëjnë me dije se një 67-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në rrugën “Gjon Kastrioti”, ndërsa trupi i të ndjerës është dërguar në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor. Paraprakisht raportohet se […]

Lexo më shumë

COVID-19/ Një dasmë dhe një ceremoni mortore shkak për infektimin e 13 personave

COVID-19/ Një dasmë dhe një ceremoni mortore shkak për infektimin e 13 personave

Publikuar më 09.08.2020
13 raste të reja janë konfirmuar këtë të dielë me COVID-19, ...

13 raste të reja janë konfirmuar këtë të dielë me COVID-19, në Patos, Fier dhe Roskovec. Të gjithë personat që u infektuan e morën virusin në një dasmë dhe në një ceremoni mortore. Nga këto persona, 9 prej tyre të infektuar përkatësisht 8 në Patos dhe 1 në Fier u infektuan në një dasëm në fshatin […]

Lexo më shumë

“Ky është burim i përhapjes së infeksionit”, ministria bën apel qytetarëve

“Ky është burim i përhapjes së infeksionit”, ministria bën apel qytetarëve

Publikuar më 09.08.2020
Një apel nga Ministria e Shëndetësisë është bërë lidhur me n...

Një apel nga Ministria e Shëndetësisë është bërë lidhur me ndalimin e grumbullimeve në dasma dhe ceremoni festive apo mortore, duke i cilësuar burim të përhapjes së infeksioni dhe rikujton edhe thirrjen për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura si dhe respektimin e distancës dhe rregullave të higjienës. “Nisur nga fakti se janë vënë […]

Lexo më shumë

Tiranë/ Gjobë dy restoranteve pasi organizuan dasma, nga 3 milionë lekë secilit

Tiranë/ Gjobë dy restoranteve pasi organizuan dasma, nga 3 milionë lekë secilit

Publikuar më 09.08.2020
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontr...

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet, duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u […]

Lexo më shumë

Koronavirusi në Shqipëri/ Rriten rastet e reja dhe numri i viktimave në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Rriten rastet e reja dhe numri i viktimave në 24 orët e fundit

Publikuar më 09.08.2020
Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 p...

Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona nga COVID-19. Sakaq, nga 561 testime të kryera, janë konfirmuar 136 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së fundit është 74. 112 persona janë të shtruar në spital, 18 në terapi intensive, 3 të intubuar. Njoftimi i plotë […]

Lexo më shumë

Patos/ Infektohen 8 persona, ishin në një dasmë

Patos/ Infektohen 8 persona, ishin në një dasmë

Publikuar më 09.08.2020
Koronavirusi vazhdon që të përhapet në Shqipëri, duke infekt...

Koronavirusi vazhdon që të përhapet në Shqipëri, duke infektuar shumë shqiptarë me Covid-19. Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se 8 persona janë infektuar me Covid-19 në Patos. Ata janë infektuar, pasi ishin në një dasmë në Zharrëzh. Zhvillimi i dasmeve këtë periudhë ka qenë problematike. Shpesh herë pronarët e lokaleve kanë marrë gjoba të […]

Lexo më shumë

“Më le pa vëllain e vetëm, më le shpirtin bosh”, rrëqeth motra e skulptorit: Nuk të ndenja dot afër në fund

“Më le pa vëllain e vetëm, më le shpirtin bosh”, rrëqeth motra e skulptorit: Nuk të ndenja dot afër në fund

Publikuar më 09.08.2020
Motra e skulptorit Arben Bajo, i cili nuk i mbijetoi dot sëm...

Motra e skulptorit Arben Bajo, i cili nuk i mbijetoi dot sëmundjes së Covidit, ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Iris Bajo shkruan se kjo është një dhimbje e madhe dhe tashmë e ka shpirtin bosh. E motra kujton të gjithë momentet e bukura që […]

Lexo më shumë

Pedagogu i Ekonomikut shkon me helikopter në spital, ndan me urgjencë këtë lajm për miqtë

Pedagogu i Ekonomikut shkon me helikopter në spital, ndan me urgjencë këtë lajm për miqtë

Publikuar më 09.08.2020
Fatmir Memaj, pedagogu i Universitetit Ekonomik të Tiranës b...

Fatmir Memaj, pedagogu i Universitetit Ekonomik të Tiranës bën me dije se ka qenë në spital me urgjencë për shkak të problemeve me stomakun. Lajmin e ka dhënë vetë në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se nga urgjenca në Pogradec shkoi me helikopter në Tiranë. Pedagogu njofton se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. […]

Lexo më shumë