Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Meta: Ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën!

Në një kohë kur po flitet për dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se të gjithë ata që e atakojnë për mosdekretimin e ministrit të Brendshëm, duhet të lexojnë Kushtetutën. Reagimi i Metës vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se sot maxhoranca do i dërgojë sërish për dekretim emrin e Sandër Lleshit.

Meta u përgjigj se të gjithë ata që e atakojnë për firmën e tij, duhet të lexojnë Kushtetutën për kompetencat e kreut të shtetit.

“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thosha që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidenti. A mundet parlamenti të rrezojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë”, thotë Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet