×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Mos u nisni në të njëjtin orar nga plazhi”, apeli i policisë për sezonin veror bën lëmsh qytetarët

Fillimi i sezonit turistik pritet të sjellë rritje të trafikut rrugor. Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit është rritur numri i efektivëve në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare.

Policia rrugore apelon të vendoset përherë rripi i sigurimit dhe kaska mbrojtëse. Të evitohen parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku më potencial për aksident rrugor.

Të mos përdoret celulari gjatë drejtimit të mjetit. Policia apelon gjithashtu që të qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe. Dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë një gjobë së bashku me pezullim të lejes së drejtimit 2-4 muaj.

Ndër të tjera policia ka shkruar në deklaratën për shtyp që mos të nisen të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet drejt banesave të tyre, si dhe të përdorin edhe rrugët alternative, me qëllim shmangien e krijimit të fluksit të pandërprerë në rrugë nacionale, ndërhyrje apo dalje të qyteteve.

Se si mund të komunikojnë qytetarët me bashkëpushuesit, kjo mbetet një pikëpyetje.

Njoftimi i plotë:

550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, për menaxhimin e trafikut rrugor në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoria e Policisë Rrugore ka rritur prezencën e saj në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor.

Në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato që lidhin zonat bregdetare, Policia Rrugore, që prej një jave është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në zonat bregdetare gjatë sezonit veror.

Ditën e shtunë dhe të diel, drejtues mjetesh, pasagjerë, drejtues motomjetesh, përdorues të shumtë të rrugës të të gjitha moshave, vendas dhe turistë të huaj udhëtojnë drejt plazheve të vendit tonë.

Policia Rrugore informon se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet, për të ndihmuar në çdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë.

“Ndihma” që Policia Rrugore kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve është respektimi i normave të sjelljes. Mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur!

Vendosni përherë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse kur drejtoni mjete/motomjete. Evitoni parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku më potencial për aksident rrugor dhe për bllokim të trafikut.

Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit. Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe. Dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë një gjobë së bashku me pezullim të lejes së drejtimit 2-4muaj.

Duke respektuar normat, vajtja dhe ardhja nga plazhet është më e shkurtër dhe pa vonesa.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që mos të nisen të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet drejt banesave të tyre, si dhe të përdorin edhe rrugët alternative, me qëllim shmangien e krijimit të fluksit të pandërprerë në rrugë nacionale, ndërhyrje apo dalje të qyteteve.

Njëkohësisht apelojmë për këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit, të kalojnë në vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku ato mungojnë të kontrollojnë rrugën nga të dy senset e lëvizjes pastaj të kalojnë në krahun tjetër të rrugës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sulmi me armë në Tushemisht, arrestohen edhe 2 persona në Tiranë

Sulmi me armë në Tushemisht, arrestohen edhe 2 persona në Tiranë

Publikuar më 13.08.2020
Ditën e sotme, lidhur me ngjarjen në Tushemisht të Pogradeci...

Ditën e sotme, lidhur me ngjarjen në Tushemisht të Pogradecit janë arrestuar nga policia në Tiranë edhe 2 persona të tjerë të cilëve akoma nuk dihet identiteti. Me këto 2 të arrestuar, shkon në 7 numri i personave të cilët janë vënë në pranga nga Policia. Ngjarja e rëndë ndodhi në hotelin Voloreka më 8 […]

Lexo më shumë

“Pse nuk u lejoni telefona të sëmurëve me COVID në spital?”, vjen reagimi i ashpër nga moderatorja për mjekët

“Pse nuk u lejoni telefona të sëmurëve me COVID në spital?”, vjen reagimi i ashpër nga moderatorja për mjekët

Publikuar më 13.08.2020
Një reagim i ashpër nga moderatorja Aida Shtino ka ardhur pë...

Një reagim i ashpër nga moderatorja Aida Shtino ka ardhur për bluzat e bardha. Në rrjetin e saj social, në Facebook ajo ka shfryrë mllef kundrejt tyre duke u kërkuar një përgjigje lidhur me faktin se pse të sëmurëve me COVID-19 nuk u lejohet të përdorin telefon në spital për të komunikuar me të afërmit […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë/ 12 juristë nisin punën për inventarizimin e dosjeve, 35 mijë çështje në pritje

Gjykata e Lartë/ 12 juristë nisin punën për inventarizimin e dosjeve, 35 mijë çështje në pritje

Publikuar më 13.08.2020
Deri tani numërohen afro 35 mijë çështje në pritje nga Gjyka...

Deri tani numërohen afro 35 mijë çështje në pritje nga Gjykata e Lartë që për një shqyrtim normal për anëtarët e Gjykatës do të duhen vite për të përfunduar. Sakaq, për përmirësimin e këtyre punëve të mbetura pezull, një marrëveshje mirëkuptimi është nënshtruar mes Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it […]

Lexo më shumë

Ora News: Portalet po shantazhojnë gjykatën, sot kanë dhënë shpifjen e radhës

Ora News: Portalet po shantazhojnë gjykatën, sot kanë dhënë shpifjen e radhës

Publikuar më 13.08.2020
Deklarata e përbashkët e avokatëve të presidentit të “Yldon ...

Deklarata e përbashkët e avokatëve të presidentit të “Yldon Media Group”, zotit Ylli Ndroqi Disa  prej portaleve të cilat së fundmi janë hedhur me presione dhe shantazhe ndaj gjykatës dhe prokurorisë për të dalë me vendim në dëm të Z Ndroqi, kane dhënë sot shpifjen e rradhës. Jemi detyruar të dalim sot në një deklaratë […]

Lexo më shumë

Zëri i Amerikës për situatën në Shqipëri: Spitalet Covid mbingarkesë pacientësh nga të gjitha moshat

Zëri i Amerikës për situatën në Shqipëri: Spitalet Covid mbingarkesë pacientësh nga të gjitha moshat

Publikuar më 13.08.2020
Në Shqipëri, pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet në të gji...

Në Shqipëri, pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjitha moshat dhe krahinat. Tirana është qyteti më i prekur nga virusi për shkak të numrit të madh banorëve. Në kryeqytet janë vendosur edhe dy spitalet Covid, Infektivi dhe Sanatoriumi, të cilët mjekojnë një numër pacientësh përherë në rritje. Një pacient me Covid vetëm 29 vjeç […]

Lexo më shumë

Ditë e trishtë për vendin/ 5 persona vdesin nga virusi

Ditë e trishtë për vendin/ 5 persona vdesin nga virusi

Publikuar më 13.08.2020
Tjetër ditë e rëndë për Shqipërinë. Sot nga ana e Ministrisë...

Tjetër ditë e rëndë për Shqipërinë. Sot nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë raportuar 5 persona të vdekur. Një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 154 raste […]

Lexo më shumë

Ankth dhe stres pas Covid 19? Flet mjekja Ariana Rreli: Grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë

Ankth dhe stres pas Covid 19? Flet mjekja Ariana Rreli: Grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë

Publikuar më 13.08.2020
Pas rastit të 29-vjeçarit të infektuar me Covid 19, që i dha...

Pas rastit të 29-vjeçarit të infektuar me Covid 19, që i dha fund jetës sot duke u vetë hedhur nga lartësia në spitalin “Shefqet Ndroqi”, flet mjekja psikiatre e njohur, Ariana Rreli. E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, Rreli pranoi se personat që preken nga Covid 19 shfaqin simptoma […]

Lexo më shumë

E rëndë në Tiranë/ Roja gjendet i pajetë në sheshpushimin e pallatit, ja dyshimet e para

E rëndë në Tiranë/ Roja gjendet i pajetë në sheshpushimin e pallatit, ja dyshimet e para

Publikuar më 13.08.2020
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme n...

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet, ku roja e një pallati në ndërtim është gjetur i pajetë në sheshpushimin e katit të 2-të. Paraprakisht bëhet me dije se rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushim shtetasi N.B., 50 […]

Lexo më shumë