Mos thoni se nuk ju lajmëruam! Mos e hapni këtë mesazh, do ju bllokojë telefonin

WhatsApp-i është padiskutim një ndër mënyrat që njerëzit komunikojnë në kohë reale, e pa ndonjë kosto të lartë. Shpërndarja e fotove e mesazhet, e kanë kthyer në një ndër aplikacionet më të pëlqyera nga qytetarët.

Kohët e fundit po përhapet një mesazh që mbart viruse, e kjo përkthehet në bllokimin e telefonit.

Në të shkruhet: “Nëse prek pikën e zezë, WhatsApp-i do bllokohet”. Nëse u ka ardhur një mesazh i tillë, duhet të jeni vigjilent dhe të bëni kujdes dhe të mos e klikoni.

Bëhet fjalë për një mesazh, i cili po qarkullon kohët e fundit në aplikacione si WhatsAapp dhe Messenger. Mesazhi në fjalë është i formuar nga disa shkronja të padukshme, dhe kur klikohet, provokon një dekodifikim të sistemit operativ të telefonit, duke sjellë si pasojë bllokimin e këtij të fundit.

Problemi në fjalë duket se ka prekur për momentin vetëm telefonat që përdorin sistemin “Android”.  Sa i përket iPhonëve, aktualisht nuk ka asnjë sinjalizim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet