×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Koço Kokëdhima

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rotacionin e pushtetit, si diçka të mirë në një demokraci, si qarkullimi i gjakut. Ndërrimi i pushtetit ndodh rëndom në shumë prej vendeve demokratike, me në krye SHBA-të, demokracinë më të madhe dhe më të konsoliduar në botë, ku republikanët dhe demokratët, prej gati dy shekujsh e gjysëm, zgjedhin kandidatëve në parti me primare dhe amerikanët votojnë të lirë për atë që duan dhe këmbejnë njëri-tjetrin në pushtet. E kundërta ndodh në Shqipëri.

Prej vitit 1992, PD dhe PS kanë zëvendësuar njëra-tjetrën në pushtet: 13 vite e mbajti pushtetin Sali Berisha dhe PS e zaptuar nga Rilindja po mbyll vitin e 16-të në qeverisje. Shqipëria është i vetmi vend në botën demokratike, ku ende janë në pushtet liderët e tranzicionit 30-vjeçar. Është i vetmi vend ku nuk përtërihet elita politike, ku forcat e reja politike vriten që në ‘djep’ nga partitë e vjetra. Laj-thaj, Shqipëria është në duart e Berishës e Bashës ose të Ramës e Metës. Duart e tyre të ndotura me krime politike dhe ekonomike fëlliqin çdo gjë që prekin dhe marrin nën tutelë. Qeverisja pasuese është gjithnjë më e keqe se ajo që ishte.

Nuk ndodh qarkullim gjaku, por rikthehet ai që e helmon edhe më shumë trupin e Shqipërisë me krim, korrupsion, autokraci. PS dhe PD janë partitë e kryetarëve. Ato kanë eliminuar zgjedhjet dhe garën brenda strukturave të tyre. Nuk janë parti me statute, rregullore dhe norma demokratike, por sh.p.k., që kanë përjashtuar popullin nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Pakti tripartiak i 5 qershorit e çimentoi pengmarrjen e demokracisë edhe për disa vite.

E vlerësoj ndërmjetësimin e zonjës Kim, sepse për partinë ‘Zgjidhja’ dhe mua personalisht, SHBA-të janë i vetmi aleat strategjik i Shqipërisë dhe destinacioni i saj përfundimtar duhet të jetë anëtarësimi në BE. Por e ftoj të konsiderojë se elita e vjetër politike, me këtë marrëveshje nuk do të lejojë që vendi të integrohet në BE. Këta e kanë larguar vit pas viti, pas çdo rotacioni mundësinë që të shkonim në Europë, edhe pse Shqipëria ishte ndër vendet e para në procesin e integrimit, 20 vite më parë. Reforma zgjedhore dështoi nga pazaret me reformën në drejtësi, të kapur nga tri parti, për të siguruar imunitetet e liderëve të tyre. Shqiptarët janë të vetmit shtetas të një republike parlamentare, të marrë peng nga tre uzurpatorë që shiten si shpëtimtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë