“Mos puno me dy standarde”, protestojnë sërish banorët e Bregut të Lumit (Foto)

Ndërkohë që studentët po protestojnë para Ministrisë së Arsimit që prej orës 10, një tjetër protestë po zhvillohet paralelisht me të. Edhe sot banorët e Bregut të Lumit janë mbledhur duke protestuar me pankarta në duar.

Ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë thërritur të gjithë një zëri: “Mos puno me dy standarde”, “Duam shpronësimin!”

Një nga banorët tha para kamerave: “Jemi 30 vjet, shtëpitë i kemi ndërtuar me djersë dhe gjak. Shtëpinë time do ta mbroj me gjak.

“Kryeministri vetëm në Kopshtin Zoologjik do të gjejë vetëveten”, tha një nga banorët te Bregut të Lumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet