“Mos harro citjanoshallvare, edhe në 90’ protesta nisi me kërkesa ekonomike por…” Aktori paralajmëron Ramën

Pas protestës së sotme të studentëve para Ministrisë së Arsimit, ka ardhur edhe reagimi i aktorit të njohur, Neritan Liçaj, i cili i rikujton Ramës se si nisi dhe përfundoi protesta e studentëve në vitin 1990.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Liçaj ka treguar se mbështet pa kushte studentet shqiptarë dhe paralajmëron kryeministrin e vendit: Kujdes Plak!

Statusi i Plotë i aktorit Liçaj:

Mos harro citjanoshallvare…dhe ne dhjetor 90 studentet nisen me kerkesa ekonomike dhe pastaj shemben nje diktature te frikshme jo kete diktatorucen tende te rraskapitur…po ti atehere nuk kishe fundeshpine te dilje kunder diktatures…prandaj kujdes plak…se ujet e gamiles tende u sos…batute nga filmi”Udha e shkronjave”…sepse kjo udha e shkronjave univeraitare te dijes ty te fshin nga faqa e dheut…prandaj…KUJDES PLAK!

Kerkoju te falur me ze e figure studenteve qe fyeve sepse ata sta falin dhe ke te besh me djem e vajza qe dinjitetin e tyre nuk mund ta lene tua neperkembe jo ti,por askush ne bote.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet