
Olsi Bylyku brenda pak ditësh pritet të publikojë videoklipin më të ri të këngës së tij “Diablo”. Para pak ditësh partnerja e tij, Egli Tako, publikoi një video nga prapaskenat e klipit të të dashurit dhe shprehej: “Ah Olsi Bylyku për ty paska qenë kjo jetë mor djalë. Ma bëre jetën si deshe! Bravo, bravo!”
I ftuar sot në emisionin “Wake Up”, këngëtari tregoi se në fakt e dashura e tij nuk bëhet shumë xheloze, por sigurisht të tilla çaste nuk mungojnë. Olsi rrëfeu dhe një ngjarje nga prapaskenat e klipit që po xhiron, duke treguar se Egli u bë xheloze për shkak se në të ishte e pranishme një modele shumë e bukur.
“Jemi zënë shumë gjatë xhirimeve të klipit të ri ‘Diablo’ i cili pritet të dalë këtë javë. Kisha një modele, ishte shumë e bukur dhe protagonistja e klipit. Me të kisha një kërcim dhe Eglit i iku truri që nuk e prekja. I thashë: ‘Po thuaj mi gocë se e prek unë gjithë ditën’…pastaj u pendua se në dublën e radhës me tha qetësohu pak, mos e prek aq shumë”, tregoi Olsi duke qeshur.
Këngëtari dhe aktori i humorit tha se e dashura e tij nuk bezdiset nga fama që ka marrë këto kohë për shkak të tij dhe se ata nuk kanë nisur ende të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply