Mori pjesë në protestën e teatrit, jep dorëheqjen vajza e zv/ministrit

Drejtoresha e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen. Burime pranë bashkisë Tiranë konfirmojnë se Shkreli e ka marrë këtë vendim ditën e sotme.

Edhe pse ishte drejtuese e një institucioni që varet nga Bashkia, Ana Shkreli mori pjesë në protestat e qytetarëve që pasuan rrëzimin e Teatrit.

Ana Shkreli është vajza e zv/ministrit të Infrastrukturës  Artan Shkreli dhe ish-deputetes së PS, Ledi Shamku.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Ana flet për fillime të reja dhe shkruan: “Në oren time të zezë mendova se njerëzit për liri kanë dhënë jetën. Fillim i ri.”

Kujtojmë që Shkreli ishte iniciatore dhe punoi shumë për ngritjen e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”. Gjë që u kthye në destinacion dhe aset për kryeqytetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet