Mori përgjigjen e tamponit, biznesmeni i jep fund jetës. Letra që la te dera e shtëpisë…

I jep fund jetës pasi zbuloi se kishte dalë pozitiv në testin për Coronavirusin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Villaguattera di Rubano, në zonën e Padovës, ku një 54-vjeçar i dha fund jetës të shtunën në mëngjes, por lajmi është bërë e ditur sot, raportojnë mediat italiane.

Alarmi është dhënë nga familja e vëllait të tij që jeton në shtëpinë ngjitur me atë ku ndodhi tragjedia.

Para hyrjes së banesës ku jetonte viktima, policia gjeti dy copa letre ku shkruhej: “Lajmëroni ambulancën, mos hyni sepse është e infektuar”.

Policia shkoi bashkë me mjekët me të gjitha masat paraprake dhe brenda shtëpisë gjetën të pajetë burrin, i cili ishte pronar i një ndërmarrje të vogël në zonë.

“Jam me zemër të thyer, më vjen keq që si komunitet nuk jemi në gjendje t’i gjendemi pranë këtyre personave me vuajtje të mëdha”, tha kryebashkiaku i Rubano, Sabrina Doni.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet