
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë londineze, së bashku me 3 bashkëpunëtorët e tij, pasi akuzohen për pengmarrjen e një të riu.
Mediat britanike shkruajnë se Dorjan Kurtaj, 21 vjeç, banues në Wilbury Way, është akuzuar për rrëmbim, burgim të rremë, shantazh, dhe dy akuza për armëmbajtje pa leje.
Sipas News.co, bashkë me Kurtajn janë arrestuar edhe Selhatin Gunes, Edward Belton dhe Ksildian Lylau. Të katër u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Thames të shtunën, 13 shkurt.
Të enjten, 11 Shkurt, oficerët specialistë ndaluan dy makina në Montagu Road në kryqëzimin e saj me Swaythling Road, N 18 si pjesë e një hetimi në vazhdim nga Skuadra Speciale. Ndërsa një 20-vjeçar u zbulua brenda njërës prej automjeteve me plagë me thikë në këmbë. Ai u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme dhe më pas u lirua.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply