Morgan Freeman në një dokumentar mbi luftën: Serbia, është fajtore për gjithçka (VIDEO)

Në një dokumentar me temë “Historia jonë”, të shfaqur në kanalin “National Geography”, shfaqet aktori i mirënjohur i Hollivudit, Morgan Freeman, dhe pohohet se Serbia është fajtore për luftën në ish-Jugosllavi.

“Ajo çka ndodhi këtu është një gjenocid. Kufiri me Serbinë, ndodhet fare pranë, dhe serbët erdhën këtu pasi donin t’i vrisnin të gjithë. Ata donin të shpërndanin terror në Bosnjë….Ushtria serbe ndau gratë dhe fëmijët veç, e burrat veç, duke i dërguar këta të fundit në male ku i ekzekutuan. Ata nisën vrasjet masive, afro 1000 vetë në një episod ekzekutimi”, thotë në dokumentar gazetari boshnjak Senad Hadžifejzoviç.

Ai shprehet i befasuar se si mund të kryej një “pastrim etnik” i përmasave të tilla. Në dokumentar shfaqet një foto me imazhe të rënda të luftës, ndërkohë që Freeman thotë: “Të gjitha gjeneratat u vranë këtu, bombardimet çuan në fund të luftës, por viktimat e Srebrenicës nuk u kthyen në jetë”. Në dokumentar përmendet shpesh fakti se “serbët janë absolutisht fajtorë për luftën në ish-Jugosllavi”.

Ndërkohë Freeman në një intervistë për gazetarin boshnjak Senad Hadžifejzoviç, tha se ai ishte jashtëzakonisht i kënaqur që shtete si Bosnja dhe Kosova fituan pavarësinë nga ish-Jugosllavia.

Të tjera

Abissnet