“Mollë sherri” për krimin në Kavajë, Marsida Qatja nën hetim për mashtrim nga Prokuroria

Marsida Qatja nënë e tre fëmijëve, e cila u bë “mollë sherri” për krimin që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Kavajës për mashtrim.

Mësohet se motra e 30-vjeçares ka një agjensi turistike dhe se Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive.

Ndër të tjera, Prokuroria ka dyshime se nëna e 3 fëmijëve ka përfituar dhjetëra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar shumë qytetarë.

41-vjeçari Dritan Haxholli, mbeti i vrarë me armë zjarri në banesën e ish-të dashurës, ndërsa u plagos Bledar Toci, polic i burgut te Durresit

Ngjarja mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq, pasi në banesën e 30-vjeçares ishin edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 14, 9 dhe 2 vjeç. Por fatmirësisht fëmijët nuk kanë mbetur të lënduar, pasi kanë qenë në gjumë kur na ndodhur ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet