Mogherini në Tiranë, ja kur do i dorëzohet qeverisë progres-raporti i KE

Gjatë ditë së sotme pritet të mbërrijë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do ketë disa takime, pas dorëzimit të progres raportit të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Mësohet se raporti do të bëhet publik nga ambasadorja e BE, Roamana Vlahutin sot në orën 16:30 gjatë takimit që do zhvillojë me kryeministrin Edi Rama.
Axhenda:
Rreth orës 16:30 ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bashkë me kryeministrin Edi Rama, që do të bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave.
17.30-18.00 Vlahutin pritet nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci. Pasditen e së martës, në Tiranë mbërrin Mogherini, e cila do të darkojë me kryeministrin Rama. Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.
Kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet