Moderatorja Fatma Haxhialiu përlotet në emision, tregoi vështirësitë e familjes (Video)

Moderatorja e emisionit “Thumb”, Fatma Haxhialiu së bashku me motrën e saj Jonën, ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” pasditen e sotme.

Fatma ka rrëfyer diçka më tepër rreth marrëdhënies që ka me motrën por ka folur dhe për Jonën që është një studente ekselence e cila është diplomuar së fundmi.

Fatma ka prekur pa masë të gjithë publikun teksa ka rrëfyer e përlotur gjithë vështirësitë që ka pasur familja e saj e cila nuk kishte mundësi të përballonte shkollimin e të bijës.

“Është shumë e vështir kur prindi shikon një fëmijë që impenjohet që lexon kaq shumë që studion dhe kërkon kaq shumë dhe nuk ka ta rris këtë fëmijë më shumë dhe t’i japi atë që i takon, se në fund të ditës realisht e meritonte. Mami im është tip shumë i fortë dhe nuk është nga ato që përlotet kollaj, më pa në sy dhe më thotë: ‘Si mundet një prind të qëndrojë përpara fëmijës së tij dhe fëmija i tij i thotë dua libra, nuk po më kërkon as luks, as të bëj udhëtime, as veshje, por më thotë mami unë dua një libër’, sepse Jona ka lexuar shumë dhe unë kursimet më të vogla mundohesha që Jona të blinte libra ose të bënte një kurs që i duhej për të aplikuar për bursën.”, ka thënë Fatma teksa është përlotur.

View this post on Instagram

Uhhhh…. Nuk u emocionua vetem Fatma ketu. Jam e sigurt edhe te gjithe ata qe e ndoqen @sipas_fatmes 😍😍 @jonahaxhialiu #Rudina #rtvklan #fatmahaxhialiu #jonahaxhialiu

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet