Modelja braziliane që “çmendi” tifozët në “San Paolo” (FOTO)

Publikuar më 30. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Ditën e diel “San Paolo” u pa i gjithi në delirë. A ishte gjithë ai entuziazëm për Napolin që po fitonte ndaj Bolognas, 3-1, dhe rimarrjen e vendit të parë në klasifikimin e Serie A?
Jo, gaboheni! E gjithë vëmendja ishte kthyer nga Dessa. Modelja braziliane, një tifoze shumë seksi e napolitanëve, ishte e aftë të ndizte të gjithë tifozët “axurr” në shkallët e stadiumit “San Paolo”.
Me linjat e saj trupore, Dessa “çmend” thuajse përditë edhe ndjekësit e saj në Instagram, me llogarinë e saj në rrjetin social që duket se është “bombarduar” në orët e fundit.