Modelet spektakolare të makinave në panairin amerikan (Foto)

Publikuar më 17. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Në Detroit po zhvillohet panairi më i madh i ekspozimit të makinave në SHBA, i quajtur “Detroit Auto Show”.
Të gjithë prodhuesit e makinave marrin pjesë në këtë panair me modelet më të fundit të vitit 2018, ndërsa panairi vizitohet nga në numër mjaft i madh njerëzish.
Arnold Schwarzenegger ishte përzgjedhur për të prezantuar modelin e ri “G Class të Mercedes Benz”, ndërsa edhe “Ford” riktheu sërish modelin shumë të preferuar, Mustang.
“Detroit Auto Show”, startoi më 13 janar dhe do të vijojë të jetë i hapur për publikun deri më 28 Janar.