Mocione kundër Shqipërisë në Parlamentin holandez: Të mos hapen negociatat, me asnjë kusht (Foto)

3 mocione kundër Shqipërisë janë dorëzuar sot në Parlamentin holandez. Të paktën 3 deputetë holandez dorëzuan paraditen e sotme në Parlament nocionet për mos çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm, në mocion i bëhet thirrje qeverisë që të mos pajtohet kurrë, madje as për kushtet, me hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.

Një lëvizje e tillë erdhi kur Franca tha që të shtyhen deri në 2020 çelja e negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa mocioni i dytë është përgatitur nga Frank Futselaar dhe Renske Leijten të Partisë Socialiste. Të dy deputetë, kërkojnë që negociatat të hapen vetëm për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar faktin se për Shqipërinë është ende herët.

“Duke vënë në dukje se Komisioni Evropian dëshiron të hap negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë duke cekur se nga raporti i fundit i progresit nga Komisioni Evropian tregojnë se ende duhet të ndërmerren hapa në lidhje me këtë drejt sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Besoj se situata politike në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë vitet e fundit ka përparuar por kjo është akoma e pamjaftueshme në fushat thelbësore. Mes çështjeve të Brexit dhe dyshime në rritje për sundimin e ligjit, ndër të tjera, në vende se Polonia, Hungaria dhe Malta – zgjerimi më tej i Bashkimi Evropian është plotësisht i papërshtatshëm i bën thirrje qeverisë të hap negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe duke mos mbështetur Shqipërinë, dhe vazhdon sipas rendit të ditës”-thuhet në letrën e drejtuar Parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet