Mjeshtri i skenës shqiptare Robert Ndrenika mbush 76 vjeç

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Dionis Xhafa

Në skenë duke luajtur role të ndryshme tashmë më shumë se gjysmë shekulli. Bëhet fjalë për artistin tonë të madh, “Artist i Popullit” dhe mjeshtrin e fjalës Robert Ndrenikën. Vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i kombit” ai është tashmë një shkollë më vete për studentët dhe një eksperiencë e veçantë për kolegët. I madh në mjeshtërinë e tij, Ndrenika mbetet ikona e padiskutueshme e skenës shqiptare. Ndrenika ka një karrierë për t’u admiruar, që zgjerohet në dy epoka të mëdha, të lodhshme për shqiptarët, që ai i ka përcjellë në skenë me realizëm dhe magji të vërtetë.

Kush është Robert Ndrenika:

Robert Ndrenika (lindur më 10 janar në 1942) është një aktor shqiptar. Ai është emërua Artist i Popullit në vitin 1988. Ai ka studiuar në gjimnazin Qemal Stafa. Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Filmografia:

1966       Oshëtimë në bregdet – Gjergji

1968       Horizonte të hapura  – Azemi

1970       I teti në bronx – Xhemali

1972       Kapedani – I biri i Xha Sulos

1972       Odiseja e tifozave

1972       Kryengritje në pallat – Babai i fëmijëve

1974       Shtigje të luftës –  Shabani

1974       Rrugë të bardha – Ganiu

1974       Duke kërkuar 5-orëshin  –  Zeqo

1977       Shembja e idhujve  –   Kapteri

1978       Koncert në vitin 1936  – Fotaqi

1979       Në shtëpinë tonë  –   Stefi

1979       Mësonjtorja  – Kosta

1980       Një shoqe nga fshati  – Agush Kalemi

1982       Vëllezër dhe shokë – Sokrati

1982       Prefekti  Qazim Mulleti

1982       Nëntori i dytë – Karrrocieri i Ismail Qemalit

1982       Besa e kuqe  – Gjoni

1983       Kohë e largët  – Anastas Grigori

1984       Nxënësit e klasës sime  – Kristofori

1984       Shirat e vjeshtës   – Sotiri

1984       Shi në plazh  –   Come

1985       Tre njerëz me guna

1985       Gurët e shtëpisë sime

1986       Dhe vjen një ditë Zenuni, vëllai i Llano Bletës

1987       Përrallë nga e kaluara  –    Vangjeli

1987       Botë e padukshme  –    Iliazi

2001       Parullat  Lleshi

2002       Njerëz dhe fate  – Betimi, i ati i Florit

2004       Tifozët – Dyli

2009       Kronikë provinciale

/D.Xh/