×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mjeku tregon si të dallojmë Covidin nga gripi, kujdesi që duhet të tregojmë me vitaminat

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka treguar shenjat karakteristike të një pacienti të prekur me COVID-19, duke bërë dallimin nga ato të gripit sezonal.

Ai tha se shenja kryesore dalluese tek pacientët e prekur është temperatura e lartë dhe dhimbja e kokës, ndërkohë që nuk mungojnë as shenja si diarreja, këputja apo anoreksia.

“Shenjat e Covid-it janë të qartë, janë të njohur. Nëse një person ka temperaturë dhe dhimbje koke ai është Covid. Temperatura është kryesore. Mund të ketë diarre, këputje, anoreksi, por temperatura mbizotëron. Duhet një testim i plotë që të kapësh asimptomatikët. Gjysmat e rasteve janë pa shenja, dhe për këtë arsye është një infektim kapilar që është vështirë ta kontrollosh”,-  tha Sulçebe në “Euronews”.

Ai foli edhe për testimet e shpejta, ndërsa tha se efektshmëria e tyre është në studimet epidemiologjike pasi nuk kanë efektin e testimit molekular.

“Testimet e shpejta janë efikase, janë të lira dhe e kapin virusin me shpejtësi. Kanë një mangësi se ato nuk e kanë ndjeshmërinë e testimit molekular, por janë të dobishme për studime epidemiologjike në vatra, p.sh në shkolla”,- tha ai.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të marrin paraprakisht vitaminë C dhe D si masë mbrojtëse ndaj coronavirus, por për këtë veprim doktor Sulçebe ka një këshillë për pacientët:

“Medikamentet anti-virale janë të pakta. Është vështirë të kesh medikamente ndaj viruseve, sepse ai futet në qeliza. Opinioni shkencor, vitaminat nuk kanë asnjë efekt në asnjë sëmundje. Këto janë psiko-terapi për të qetësuar pacientët. Të thuash se po bëj një trajtim me vitamina është e gabuar. Ka disa të dhëna jo shkencore, që vitamina C mund të lehtësojë infeksionin, por këto janë gjëra jo të prera”, tha ai.

Më pas imunologu u bëri apel qytetarëve të respektojnë masat e diktuara nga Ministria e Shëndetësisë kundër Covid-19.

“Këto medikamente janë të shtrenjta, jo çdo njeri mund t’i marrë. Vaksina është revolucioni, e cila është për të gjithë për të fikur epideminë. Duhet të kesh durim, duhet të presim në radhë. Është një infeksion që parandalohet, mjafton të rrimë larg ndaj njëri-tjetrit, mjafton të ruhemi dhe kështu e kalojmë derisa të vijë vaksina”, u shpreh ai.

Ai theksoi se Covid-19 ngjason me një grip të zakonshëm, por shkalla e vdêkshmërisë është shumë më e lartë në krahasim me gripin e zakonshëm.

“Është një sëmundje vetë-shëruese, që është vetë sistemi imunitar që e mund atë. Është një grip i zakonshëm. Dallimi është se jemi 3-5 herë mbi gripin  normal. Gripi mesatarisht ka një të vdêkur për 1000 banorë, ndërsa virusi ka 3-5 vdêkje për 1000 banorë”, shtoi mjeku.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Covid-19/ Vaksina e Oksfordit, prodhon përgjigje të fuqishme imunitare tek të moshuarit

Covid-19/ Vaksina e Oksfordit, prodhon përgjigje të fuqishme imunitare tek të moshuarit

Publikuar më 23.11.2020
Rezultatet e testeve të fundit, sugjerojnë se vaksina e koro...

Rezultatet e testeve të fundit, sugjerojnë se vaksina e koronavirusit e Universitetit të Oksfordit, prodhon një përgjigje të fortë imunitare tek të rriturit e moshuar. Universiteti pritet të bëjë publike të dhëna mbi efektivitetin e vaksinës në javët në vijim. Vaksina ChAdOx1 nCov-2019, është treguar se shkakton një reagim të fortë imunitar tek të rriturit e shëndetshëm të moshës 56-69 vjeç, dhe tek njerëzit […]

Lexo më shumë

“Ndërrojmë bombolat e oksigjenit në makinë”, denoncimi i fortë i mjekut: Pacientët rrinë në autoambulancë me orë të tëra

“Ndërrojmë bombolat e oksigjenit në makinë”, denoncimi i fortë i mjekut: Pacientët rrinë në autoambulancë me orë të tëra

Publikuar më 22.11.2020
Mjeku Dritan Koçiaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ...

Mjeku Dritan Koçiaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka denoncuar situatën në të cilën ndodhen spitalet Covid në vend. Ai i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, Komitetit të Ekspertëve, Ministres Ogerta Manastirliu, që të reagojnë sa më shpejtë, pasi situata ka dal jashtë kontrollit. Koçiaj thotë se në spitalin COVID 2, janë 6 […]

Lexo më shumë

Manastirliu publikon shifrat/ Tregon javën më numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, çfarë po ndodh në spitale

Manastirliu publikon shifrat/ Tregon javën më numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19, çfarë po ndodh në spitale

Publikuar më 19.11.2020
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklarat...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat, ka treguar shifrat e rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë. Sipas ministres Manastirliu, kemi të konfirmuara me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, mbi 29 mijë raste duke prodhuar një incidencë, me 1042 raste për 100 mijë banorë. Ministrja bëri me dije se aktualisht […]

Lexo më shumë

Ditë të zeza për Shqipërinë/ 7 viktima dhe 532 raste të reja me COVID-19

Ditë të zeza për Shqipërinë/ 7 viktima dhe 532 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 14.11.2020
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19. Një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana, nuk kanë arritur të mbijetojnë. Deri më tani shkon në […]

Lexo më shumë

Rritet numri i vdekjeve në 12 qarqe, lindjet pësojnë rënie në 11 qarqe

Rritet numri i vdekjeve në 12 qarqe, lindjet pësojnë rënie në 11 qarqe

Publikuar më 13.11.2020
Megjithëse një pjesë bebeve që lindin jashtë regjistrohen në...

Megjithëse një pjesë bebeve që lindin jashtë regjistrohen në Shqipëri për të përfituar bonusin e bebeve, lindshmëria rezultoi me ulje në 9-mujorin e 2020 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, gjatë 9-mujorit  në të gjithë vendin lindën 19 mijë e 636 foshnja, por sipas burimeve nga Ministria e […]

Lexo më shumë

Brenda spitalit Covid 2/ Manastirliu publikon pjesën e tretë të ‘ekskluzives’, sfidon gazetarët, regjisorët dhe montazhierët

Brenda spitalit Covid 2/ Manastirliu publikon pjesën e tretë të ‘ekskluzives’, sfidon gazetarët, regjisorët dhe montazhierët

Publikuar më 12.11.2020
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mëngjesin e kësaj të enjte pamje nga brenda spitalit Covid 2. Nën titullin ‘ekskluzive’ dhe me logon e ERTV-së, pamjet e transmetuar reflektojnë një montazh të lidhur mirë dhe pacientë të sforcuar që në kulmin e sëmundjes, ‘duken’ të lumtur. Gazetari i televizionit qeveritar merr […]

Lexo më shumë

“Nga shenjat e lehta, tek përkeqësimi”, Brataj: Covid kap çdo organ, kur duhet të shqetësoheni

“Nga shenjat e lehta, tek përkeqësimi”, Brataj: Covid kap çdo organ, kur duhet të shqetësoheni

Publikuar më 11.11.2020
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se k...

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se koronaviurusi po pëson mutacion. I ndodhur mes mjekësh dhe infermier, ku po marrin informacion mbi mënyrat trajtimit sipas formës së sëmundjes, medikamentet e përdorura, udhëzuesin dhe principet e trajtimit tek fëmijët për përballjen me virusin e rrezikshëm, ai ka bërë një përmbledhje të gjithë sëmundjes nga […]

Lexo më shumë

Merr fund greva e urisë, gratë naftëtare presin për takim kryeministrin Rama

Merr fund greva e urisë, gratë naftëtare presin për takim kryeministrin Rama

Publikuar më 09.11.2020
Pas 26 ditë grevë urie, gratë naftërate kanë vendosur ta ndë...

Pas 26 ditë grevë urie, gratë naftërate kanë vendosur ta ndërpresin atë dhe të takojnë pasditen e kësaj të hëne kryeministrin Rama. Ata shpresojnë që kreu i qeverisë ti jap zgjidhje kërkesave të tyre. Po ashtu ato paralajmërojnë se nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje nga qeveria, do të rikthen sërish në grevë. “Zgjidhje […]

Lexo më shumë